Disa ditë më parë, në mediat sociale u botua një shkrim me titull “URË KANALI QË MBAN KËMBËN PËRPJETË” nga Panajoti Boli, në të cilën ai kritikoi dështimin e premtimeve parazgjedhore për riparimin e mbikalimit të kanalit “Thoma Filipeu” . Teksti është i suksesshëm si letrar, por jo real dhe jo etik sepse provat, të cilat kronografi nuk u kujdes për të nxjerrë, hedhin poshtë pretendimin se ne si pushtet lokal nuk kujdesemi për problemet që shqetësojnë komunitetin tonë. Ne informojmë kronografin, por edhe publikun se interesimi ynë për këtë vepër të rëndësishme ishte intensiv që në momentet e para, sepse me të vërtetë është vetë jeta e banorëve të zonës. Ne menjëherë realizuam projektin, e paraqitëm tek Qeveria dhe buxheti prej 18,500,000 lekë u miratua nga Ministria e Financave dhe u kryen të gjitha proçedurat nga Këshilli Bashkiak. Më 31 maj në orën 11, përfundon prokurimi për restaurimin e menjëhershëm të këtij objekti jetik për zonën e Vurgut.
Me këto dhe jo vetëm, interesi ynë për zgjidhjen e problemeve në komunitet mbetet i vazhdueshëm dhe do të japë më shumë efekt tani që kemi edhe përfaqësuesit tanë në Parlament!