Ju lutem, merrni 3 minuta nga koha juaj sepse mendimi juaj do të na ndihmojë të bëjmë një buxhet, i cili do të na shërbejë te gjithëve!
Këshilli i Bashkisë FINIQ ka publikuar një sondazh online përmes të cilit synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga ata.
Këshilli i Bashkisë FINIQ ju fton të gjithëve të merrni pjesë në plotësimin e sondazhit!
Sondazhi mund të aksesohet në linkun: Sondazhi