Në fshatin Jermë ishte dje brigada e përmirësimit të rrugëve të bashkisë Finiq, e cila pas punës së kujdeshshme paraprake me 54 m3 beton ka shtruar 140 metra linearë rrugë në segmentet e vështira të lagjeve. Me qëllim që të mos ndalojë këtu përpjekja e përmirësimit të infrastrukturës në këtë fshat, kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço u bën thirrje të gjithë banorëve të këtij fshati të kontribuojnë edhe vetë pasi së bashku, bashkia dhe qytetarët, mund të ndryshojnë pamjen e fshatit.