Tek rrugët e shkatërruara dhe të vështira të Dermishit u gjend dje grupi i përmirësimit të rrugëve të bashkisë Finiq. Që nga shtëpia e Jotopullos deri tek ajo e Guvelit u shtruan dy nga kthesat më të vështira të hyrjes së fshatit në gjatësinë 135 metra me 49 m3 beton dhe hekur nga fondi i bashkisë. Grupi i palodhur i punëtorëve i kryesuar nga drejtori Kristo Thanasi, inxhinjeri Spiro Jorgji dhe përgjegjësi i grupit Vangjel Pilo kryen të gjitha punimet me cilësi duke rekomanduar tek kryetari i fshatit të mirëmbante të freskët betonin për të mos u dëmtuar nga vapa e madhe. Për banorët e Dërmishit ky investim i vogël nga ana e bashkisë Finiq konsiderohet i rëndësishëm sepse merr fund mundimi i kalimit në hyrjen e rrugës kryesore të fshatit.
109576115_2663634430576055_380119597171141369_n

109828353_2663634473909384_7330735837596754560_n

109665260_2663634503909381_5642304868932735228_n

109311624_2663634543909377_8169880579817279962_n

108986953_2663634583909373_3771921154055512006_n

108730739_2663670743905757_1993457093630236741_n

108445502_2663670793905752_2166340724581996196_n

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).