Ekipi i palodhur i përmirësimit të rrugëve vazhdon veprën e tij me interes publik duke ndërhyrë në infrastrukturën e fshatrave të Bashkisë Finiq. Në pothuajse një javë ka shtruar me beton tapetin e disa segmenteve në fshatrat Bistricë dhe Finiq. Bëhet fjalë për 495 metra linearë rrugë që për çdo vit gërrzheshin nga ujrat e shiut dhe materialet e tyre bllokonin rrugën kryesore.
Sipas programit të vitit 2020 ndërhyrje të tilla do të bëhen në shumë fshatra.