Shërbimi i Mirëmbajtjes së Infrastrukturës së Bashkisë po ndërhyn këto ditë për kullimin e ujërave të shiut dhe ujërave të tjerë të rrugës kryesore të Finiqit. U hapën dhe u pastruan kanalet dhe u devijua uji që derdhej në trupin qendror të rrugës dhe u vendosën tubat për hyrjen e automjeteve në shtëpitë e ndërtuara përballë kishës së fshatit.Punimet do të vazhdojnë edhe në segmente të tjera, derisa të sigurohen fondet e nevojshme për zgjerimin dhe sistemimin përfundimtar të kësaj rruge kyçe që lidhet me Finiqin Antik, por edhe me qytetin e Delvinës.