U hap pas 30 vjetësh segmenti i kanalit vaditës që kalon nga tuneli i kryqëzimit të Kranesë nga Sherbimi i Kullimit dhe Ujitjes së Bashkisë Finiq. Kjo pjesë e kanalit prej 1,5 km do të shtojë sasinë e ujit të vaditjes në rreth 900 ha tokë e cila dhe sivjet u kultivua nga të rinjtë e zonës me jonxhë, misër dhe perime.
Gjithashtu këto ditë u veshën me beton 300 mtra kanal në Çaush, 700 metra në Mesopotam dhe 100 metra në toponimin Dusha.
Kryetari i Bashkisë zoti Kristo Kiço referon se punimit u bënë në kushtet e pandemisë nga koronavirusi për të kënaqur në kohë kërkesën e përhershme të fermerëve për sasinë e duhur të ujit vaditës me qëllim që mundi dhe investimi i tyre në bujqësi të ketë sukses.