Bëhen evidente mungesat e para të ilaçeve për të sëmurët dhe banorët e moshave të treta në fshatrat e bashkisë Finiq, të cilët në shumicën e tyre furnizohen nga Greqia. Përpjekjet e mëdha të grupeve të patronazhit të bashkisë dhe të specialistëve vendorë të shendetësisë nuk janë të mjaftueshme të përballojnë kërkesat në rritje për transportin e ilaçeve dhe ushqimeve nga qyteti i Sarandës për tek këto grupe të cilat për arsye parandalese të diasporës së koronovirusit duhet të qëndrojnë për shumë kohë të izoluar.
Administrata e bashkisë, për t’u bërë sa më e dobishme ndaj qytetarëve caktoi administratoren e Njësisë Administrative Aliko znj Eleni Papa si person përgjegjës që do të regjistrojë të gjitha kërkesat e banorëve dhe do të ndërmjetësojë për transportin e ilaçeve nga Greqia për në fshatrat tona, me të cilën mund të komunikojë secili në telefonat (shqiptar)0695866765, (grek) 6944254530