Bashkia Finiq ndodhet gjithmonë pranë qytetarëve të saj dhe, duke pasur parasysh nevojat e tyre të veçanta, kryen veprime për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Bazuar në këtë parim, një projekt i madh i furnizimit me ujë për vaditje dhe mbrojtjes nga përmbytjet u përfundua kohët e fundit në fshatin Shën Jan.
Ky projekt u ofron fermerëve të zonës mundësinë për të përdorur ujërat e lumit në funksion të prodhimit të tyre bujqësor. Më konkretisht, në kuadër të këtij projekti, punëtorët e shërbimeve të bashkisë sonë  pastruan shtratin e lumit Kalasë në gjatësi prej 600 metrash.  Në mënyrë më specifike, theksojmmë se sasia e mbeturinave të larguara nga lumi pas pastrimit arriti në 700m3.
Pas kësaj, vijoi ndërtimi i një  dige me volum  2.140 m3, e cila  do të rregullojë  rrjedhën natyrore të ujit, duke minimizuar mundësinë e daljes së lumit nga shtrati  dhe rrezikimin e  zonave  përreth. Për ndërtimin e digës, Bashkia e Finiqit ka bashkëpunuar me Drejtorinë Rajonale të Ujërave dhe Kanalizimeve të Fierit. Përveç kësaj, u krye devijimi i shtratit të lumit dhe hapësira u përshtat  në mënyrë të tillë që të mund të ujiten pa probleme 30 hektarë tokë. Kryetari Leonidha  Hristo  mbikëqyri personalisht  mbarëvajtjen  e  punimeve deri në përfundimin e projektit.








