Kryetari i shoqatës së MEG të Tripolis, zoti Dhimtër Tokos, ashtu si në katëvjeçarin e kaluar gjendet
gjithmonë pranë bashkëqytetarëve të tij finiqotë dhe sidomos pranë vogëlushëve të kopshteve dhe të
shkollave të bashkisë duke dhuruar lodra, fletore,lapsa dhe forma sportive. Këto materiale i dorëzuan
këto ditë tek fëmijët përgjegjësi i Rinisë dhe Sporteve zoti Stefanaq Shendi dhe përgjegjësja e zyrës së
Shërbimeve Sociale zonja Katerina Thodhori. Shoqata MEG e Tripolit me në krye zotin Dhimitër Toko ka
dhuruar edhe më parë ndihma në të holla për sistemimin e ambjentit sportiv në Livadhja dhe premton
se në vazhdim do të ndihmojë për forcimin e arsimit dhe kushtet e fëmijëve në vendlindje.