ΑDuke iu përgjigjur kërkesës së Kryetarit të bashkisë Finiq zotit Kristo Kiço, ministri i Brendshëm i Shqipërisë zoti Sandër Leshaj erdhi dje më datën 20 qershor 2020 në bashkinë Finiq dhe, në një takim të hapur me qytetarët dëgjoi problemet serioze të rendit që përballojnë banorët nga sulmet e vazhdueshme i grupeve të vjedhësve dhe grabitësve në zonë.
Takimi u bë në Karahaxh me prezencën edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shetetit z. Ardi Veliu, të prefektit Flamur Mamaj dhe të deputetit të zonës Andrea Marto.
Gjatë fjalës së hapjes kryetari i Bashkisë zoti Kristo Kiço i paraqiti ministrit dimensionet e fenomenit të vjedhjeve, grabitje, dhunimeve të shtuara në bashkinë Finiq dhe i kërkoi ministrit të marrë masa për fuqizimin e policisë dhe kapjen e autorëve që qarkullojnë të lirë.
Ministri Lleshaj nga ana e tij theksoi se beson se minoritetet janë ura që bashkojnë popujt dhe çfarëdo çfarëdo përpjekje për prishjen e tyre do të dështojnë sepse ato i mbajnë të ngritura vetë popujt që në Gadishullin e Ballkanit rrojnë së bashku për mijëvjeçarë. Lidhur me fenomenet e vjedhjeve, grabitjeve, dhunimeve theksoi se megjithëse në pamje të parë duken të vaogla, të pa rëndësishme në të vërtetë shkaktojnë pasoja të mëdha në psikologjinë e njerëzve, trauma të rënda. Prandaj jemi këtu për ta ndryshuar këtë situatë.
Në vazhdimësi, Sekretari i Përgjithshëm e Bashkisë zoti Ziso Lluci nënvizoi se këto fenomene, nuk janë të thjeshta dhe nxiten nga qarqet e njohura që kanë për qëllim krijimin e pasigurisë së përhershme në këto fshatra. Për përforcimin e veprimtarisë që organeve të rendit dhe për garancinë e institucionit është e domosdoshme pjesëmarrja e vetë minoritarëve në trupën e policisë dhe ngritja e nivelit të stacionit policor të Livadhjasë në komisariat siç është edhe në bashkitë e tjera. Ndërhyrjes së ministrit zoti Lleshaj nëse ka të rinj që duan të inkuadrohen në polici zoti Lluci u përgjigj se tek ne ekzistojnë kuadro dhe të rinj që mund të drejtojnë policinë në të gjithë vendin por fatkeqësisht nuk janë pranuar, duke i paraqitur edhe emra konkret nga zona. Më pas zoti Lluci kërkoi nga Ministri i Brendshëm të ndërhyjë për rikthimin e kufijve të bashkisë siç kanë qenë me lindjen e fshatrave si dhe të ndalohet fushata e zhveshjes së bashkisë nga pronësia e pyjeve dhe kullotave.
Në këtë takim diskutuan edhe banorë të tjerë që kanë probleme me organet e rendit , me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës etj.
Gazetari i njohur Panajot Barka duke marrë shkas nga fakti që shërbimi antiterror i policisë ushtron vazhdimisht presion tek ai dhe tek persona të tjerë të minoritetit kërkoi nga ministri të ndalet kjo veprimtari dhe policia të merret me mbrojtjen e qytetarit. Sa më sipër përforcoi dhe z. Petro Bereti i cili paralelisht iu rikthye problemit të kufijve të bashkisë si shkelje flagrante e dispozitave kushtetuese.
Në fund të takimit Kryetari i bashkisë zoti Kiço ritheksoi dy tema të rendësishme që prekin gjithë Minoritetin Etnik Grek por edhe persona të veçantë. Për të parën, që lidhet me opinionin se do të hapen qendra të pritjes së refugjatëve në minoritet, tha zoti kryetar i bashkisë, morëm përgjigjen nga zoti Prefekti se nuk ka një plan të tillë nga qeveria.Përsa i përket që dytës, kryetari i bashkisë, kërkoi nga ministri të ndalohet presioni i vazhdueshëm i policisë ndaj anëtarëve të minoritetit në pikat kufitare të Qafë Botës dhe Kakavijës, të cilat sa herë hyjnë apo dalin hetohen si terrorista.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Ministri i Brendshëm vizituan banesën e njerës prej viktimave të vjedhjeve në Krane z. Vaso Kiço, ku panë nga afër situatën.