Ka shumë kryetarë fshatrash në bashkinë e Finiqit që përkushtohen seriozisht në rolin e tyre duke treguar jo vetëm përkujdesje por duke kontribuar edhe materialish për t’u realizuar diçka e mirë në fshatin e tyre. Njëri prej tyre është edhe Grigor Naçi në fshatin e vogël të Velahovës. Me rastin e ιnvestimit të programuar nga fondi i bashkisë të 50 m3 beton dhe hekur në dy pikat e vështira të rrugës së këtij fshati malor, vetë ai dhuroi për realizimin e punimeve të tjera në fshat rrogën e një viti si kryetar i fshatit. Ky veprim frymëzon dhe bashkëfshatarët e tjerë për të vazhduar shembullin e tij për të dhënë në vazhdimësi pjesën e tij për të mirën e përbashkët. Segmentet e rrugës në total 140 m linear që realizoi bashkia si dhe punimet që u bënë në përgjithësi kësaj here për përmirësimin e infrastrukturës dhe për krijimin e vendeve të argëtimit është një shënjë optimiste që mund të ndryshojë faqen e Velahovës.