Ditët e fundit në territorin e Bashkisë Finiq janë shuar nga persona të paidentifikuar të gjitha emërtimet në gjuhën greke në tabelat e vendosura sërish nga Drejtoria e Transporteve në kuadër të zbatimit të ligjit nr 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
Ky sulm i përsëritur vjen menjëherë pas transmetimit në TV Top Chanel i emisionit të gazetarit skandalkrijues Marin Mema, i cili vazhdimisht kushton kohë dhe mjete për të nxitur përçarje dhe konflikte midis popullit shqiptar dhe popullit të Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri.
Nuk është e para herë që nëpërmjet propagandës miediatike janë nxitur grupe të caktuara ekstremistësh kundër banorëve të fshatrave të minoritetit etnik duke vjedhur, plaçkitur shtëpitë apo duke shkatëruar simbolet etnike, fetare dhe monumentet e heronjve, por deri më sot nuk është kapur nga policia e rendit dhe nuk është vënë asnjeri në përgjegjësi nga ana e drejtësisë, duke lënë kështu nën terror dhe të pambrojtur këta banorë.
Autorët e nxitjes janë të vetëidendifikuar në mediat sociale apo dhe në ato kombëtare dhe autorët e veprës së shkatërimit dhe të kërcënimit mund të kapen në veprim e sipër. Por deri më sot mbizotëron apatia e organeve kompetente për të vepruar.
Bashkia e Finiqit e angazhuar fuqimisht në misionin e saj trajton me korrektësi çdo problem të banorëve të saj pa dallim etnik,fetar apo social dhe mbi të gjitha interesohet për sigurinë e jetës dhe të pronës së tyre por edhe të të drejtave që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet përkatëse.Banorët dhe fshatrat me kombësi shqiptare kanë pjesën e tyre respektuese në administratën e bashkisë, përfitojnë investime dhe ndihmë ekonomike siç përfitojnë edhe banorët dhe fshatrat e tjerë të bashkisë.Në axhentën e një gazetari serioz do ishte më mirë të renditej e para tematika e mungesës së investimeve të munguara nga shteti gjatë këtyre tre dekadave të fundit në gjithë shtrirjen e kësaj bashkie, të paraqitej realiteti i hidhur ku të 58 fshatrat janë me infrastrukturë të abandonuar, me rrjet elektrik të vjetërruar që gjatë dimrit pothuajse nuk funksionon, me papunësi të theksuar që detyron banorët të marrin rrugën e mërgimit.
Referenca të tilla për padrejtësi në kurriz të shqiptarëve banorë të Bashkisë Finiq, janë të pavërteta dhe të inskenuara me qëllime të mbrapshta për të minuar marrëdhëniet midis dy popujve dhe për të justifikuar mosrespektimin e të drejtave të pasqyruara tashmë edhe në ligjin e veçantë për Pakicat Kombëtare.
Denoncojmë publikisht propagandën e paprecedentë të gazetarit Marin Mema kundër bashkisë Finiq dhe:
i kërkojmë organeve të drejtësisë të ushtrojnë kompetencat e tyre në zbatim të dispozitave të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse,
i kërkojmë organeve të mbrojtjes së rendit të zbulojnë dhe ndalojnë autorët e veprës së shkatërrimit të pronës publike dhe të injorimit të të drejtave të saknsionuara me ligj
i kërkojmë qeverisë të përshpejtojë procesin e miratimit të akteve nënligjore dhe të intensifikojë propagandën pozitive për të drejtat e Pakicave Kombëtare të cilat janë pjesë integrale e legjislacionit vendas dhe një kusht i domosdoshëm për hyrjen në familjen europiane.

Zyra e shtypit e Bashkise Finiq

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).