Bashkia e Finiqit, duke menduar gjithmonë për nevojat e qytetarëve të saj, ndërmori krijimin e një vendi çlodhjeje dhe freskie pranë çezmës së Ardhasovës. Në fazën e tanishme kanë filluar punimet për konfigurimin e vendit dhe rindërtimin e çezmës. Ajo që pritet të krijohet pas përfundimit të punimeve është një hapësirë mjaft e bukur dhe estetike, e cila do të ketë një hapësirë të gjelbër, zonë parkimi dhe stola te të cilat do të pushojnë kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve. Ky projekt së shpejti do të jetë gati dhe përfundimi i tij do të sjellë një përmirësim estetik në imazhin e zonës sonë.