Ambasadorja e Greqisë në Tiranë Znj. Sofia Filippidou në Bashkinë Finiq
Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Znj. Sofia Filippidou, ishte në zyrat e Shoqatës Kulturore “Agios Kosmas”, ku pati rastin të bisedonte me Kryetaren e Shoqatës, znj. Aneta Gudi si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Finiqit , z. Kristo Kiço. Gjatë vizitës së saj, Znj. Ambasadore u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Z. Kiço në Qendrën Kulturore “Katina Pappa” në Livadhja, e cila u përfundua përmes programit ndërkufitar “Rhythm”. Më pas, Ambasadorja, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë z. Kiço dhe kryeplaku i fshatit ,z. Pavllo Taçi, vizitoi djepin e kulturës së zonës, fshatin e Dhrovjanit. Atje ajo mundi të eksploronte monumente që pasqyrojnë madhështinë e trashëgimisë sonë kulturore ndër shekuj. Dhrovjani është një pikë referimi trashëgiminë tonë prandaj është parashikuar ngritja e një Muzeu të Kulturës si dhe bëhen përpjekje për ndërtimin e rrjetit të ri rrugor. Vlen të përmendet se projektet janë jetike dhe do të mbështesin shumë zhvillimin e turizmit dhe rivitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore, natyrisht edhe brenda kuadrit të projektit MileSTONES III. Në fund, Kryetari i Bashkisë Finiq falënderoi Ambasadoren Znj. Filippidou, për diskutimin konstruktiv.

243345707_3006110399661788_3902324055697182744_n

243359024_3006110266328468_4014315451173962404_n

243373736_3006110256328469_950828067638985578_n

243376162_3006110252995136_4434270725523484235_n

243376619_3006110509661777_7915026140543642898_n

243574822_3006110269661801_4276666914689859924_n

243641087_3006110282995133_4489672057751523812_n

243741750_3006110512995110_2221285174041933124_n

243875835_3006110279661800_7672911120903021145_n

243457406_3006110506328444_757602078431504850_n

243442766_3006110419661786_2783117531993751918_n

243373736_3006110596328435_1769491462881173641_n

243904771_3006110606328434_2055238648957859330_n

243414951_3006110416328453_1435314212836233574_n

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).