Shembja e urës në kanalin “Th. Filipeu” ishte një goditje e madhe për fermerët e bashkisë sonë. Nga fundi i janarit, kur lindi problemi, kryetari i bashkisë Kristo Kiço e ngriti atë si një përparësi kryesore dhe kërkoi burime finaciare për rindërtimin e tij.
Pas shumë studimesh dhe veprimesh, u miratua fondi nga Ministria e Financave në shumën prej 18.7 milion lekë.
Studimet u kompletuan me veprime intensive, burokracitë u kapërcyen dhe u krye procedura ligjore.
Punimet filluan gjatë muajit qershor dhe shpresojmë që ato të përfundojnë brenda muajit korrik.