-Diskutim për çështje të sigurisë në bashkinë e Finiqit-
Takim për bashkëpunim në luftën kundër kultivimit dhe tregëtimit të bimëve narkotike dhe parandalimit të zjarreve u organizua dje në Finiq me prezencën e Prefektit të Vlorës z. Flamur Mamaj, prokurorit z. Lorenc Mërkuri shefave të komisiariatit të Sarandës dhe Delvinës zotërinjve Syrja Bellaj dhe Dashamir Rapaj nga njëra anë dhe ekipit drejtues të bashkisë Finiq nga ana tjetër.
Kryetari i Bashkisë zoti Kristo Kiço gjatë fjalës së hapjes , pasi referoi për masat e marra nga ana e bashkisë për parandalimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike dhe gatishmërisë së shërbimit zjarrëfikës të bashkisë për të përballuar edhe sivjet me sukses zjarrëvëniet, u përqëndrua në vazhdimësi në nevojën e forcimit të sigurisë publike në zonë, ku pavarësisht bashkëpunimit me policinë kërkohen rezultate konkrete.Theksoi se organet përgjegjëse vendore për rendin publik dhe autoriteti i prokurorisë të tregojnë më shumë angazhim për zbulimin e rasteve të vjedhjeve të shtëpive dhe të pronave nëpër fshatrat e bashkisë Finiq dhe të vihen para përgjegjësisë autorët që terrorizojnë qytetarët e pambrojtur. Ndërkohë zoti Kiço në këtë takim kërkoi ndërhyrjen e prokurorit z. Merkuri për aktin e dëmtimit të tabelave dygjuhëshe në territorin e bashkisë Finiq , duke vënë theksin se kjo është. detyrë e shtetit që të mos lejojë askënd të shkatërrojë tabelat të cilat vetë shteti i vendos si një detyrim ndaj ligjit “Për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike në Shqipëri”.
Prefekti zoti Mamaj konfirmoi se në bashkinë e Finiqit u konstatuan gjatë periudhës së pandemisë raste të vjedhjeve dhe kërkoi nga ana e policisë të intensifikojë punën e saj për kapjen e autorëve , ndërsa nga ana e bashkisë kërkoi të bashkëpunojë me policinë për instalimin të kamerave të cilat do të ndihmojnë seriozisht punën për zbulimin e dhe parandalimin e rasteve.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Finiq zoti Ziso Lluci në ndërhyrjen e tij i theksoi prefektit, si përfaqësues i qeverisë se nga ana e jonë është kërkuar vazhdimisht ngritja në nivel komisariati i stacionit policor në Livadhja dhe pjesëmarrja në polici i të rinjve nga zona. Njëkohësisht zoti Lluci kërkoi sqarim nga Prefekti nëse ekziston ndonjë vendim nga ana e qeverisë për krijimin e qendrës së instalimit të refugjatëve në Bashkinë e Finiqit siç përmendet vazhdimisht në shtyp.
Zoti Mamaj përgënjeshtroi lajmet e shtypit duke u përgjigjur se unë e kam theksuar që në fillim të daljes së këtyre lajmeve se nuk ka dhe nuk ka për të patur një vendim i tillë. Siç e keni vërrejtur edhe të ardhurit legalë për shkak të coronavirusit janë strehuar në konvikt të qytetit të Sarandës dhe jo në kufi për të evituar çdo keqkuptim me minoritetin. Përsa i përket pjesëmarrjes të stacionit të Livadhjasë me të rinj minoritarë, prefekti kërkoi të gjenden rastet e personave që duan të inkuadrohen në trupën e policisë nga kjo zonë.
Në vijimësi të këtij takimi pritet të organizohet të shtunën që vjen një takim tjetër me Ministrin e Brendshën zotin Sandër Lleshi, si përgjigje e kërkesës së mëparshme e kryetarit të Bashkisë për problematika e rendit në territorin e bashkisë.

99247

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).