BOSHLLËK QË PLOTËSOJNË AKTET HUMANE
Festa e Burimit të Jetës sot dhe banorët e fshatit Çaush festuan në kishën e shën Vasilit por jo si vitet e tjera me prezencë të shumë njerëzve. Dhe kjo për shkak të masave të marra për mbrojtjen nga koronavirusi. Por ky boshllëk u mbush nga veprimi human social i bashkëfshatarit të tyre dhe bamirësit të njohur Ziso Anagnosti, i cili me këtë rast dërgoi në 60 familje në nevojë të fshatit të tij një ndihmë të konsideruar me ushqime dhe urimin që kriza shëndetësore që ka pushtuar botën të kalojë sa më shpejtë. Të pranishëm në këtë festë ishin kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço, këshilltari bashkiak Kristo Nasho dhe kryetari i fshatit Jorgo Gudi.
Në fjalën e tij këshilltari Nasho deklaroi tek bashkëfshatarët ofertën e djalit të tyre duke theksuar se tradicionalisht kete dite e festonin ne kujtim të kishës së shën Vasilit, ndërsa kryetari i bashkisë zoti Kiço falënderoi dhuruesin Ziso Anagnosti duke përmendur se akte të tilla japin forcë për të përballuar këto momente të vështira të cilat janë shkaktuar nga shpërndarja e epidemisë në gjithë botën.