Grupet e patronazhit të përbëra nga nënpunës të bashkisë Finiq dhe nga vullnetarë sot më datën 19.03.2020 u gjendën përsëri në fushën e betejës duke u shërbyer 58 familjeve në blerjen e ushqimeve dhe ilaçeve në super markete dhe në farmacitë e qyteteve për përballimin e situatës së vështirë nga koronavirusi.
Paralelisht me automjetet e bashkisë janë transportuar për në spitalin e Sarandës dy të sëmurë (jo nga koronavirusi) respektivisht nga fshatrat Krane dhe Finiq. Në dispozicion të kësaj fushate u shtua edhe shërbimi zjarrëfikës i bashkisë Finiq i cili së bashku me policinë bashkiake po mbajnë peshën më të rendë si në shërbimin operativ ndaj qytetarëve ashtu edhe për mbrojtjen e territorit nga vjedhësit.
Ndërkohë sot u bë edhe dizinfektimi i plotë i shkollave në të gjithë territorin e bashkisë.
Sqarim: Bashkia e Finiqit nuk shpërndan ndihma ushqimore dhe ilaçe por vetëm u shërben familjeve dhe personave të pamundur duke u blerë me paratë e tyre ushqime dhe ilaçe nga tregu i qyteteve Sarandë dhe Devinë duke ua dërëzuar atyre në shtëpi me mjetet e bashkisë.