-Kryetari I Bashkisë zë Kristo Kiço komunikon me Ministrin e Brendshën Sandër Lleshaj-
Rastet e vjedhjeve të shtëpive në fshatrat e Minoritetit Etnik Grek në bashkinë e Finiqit janë shtuar kohët e fundit. Autorët e vjedhjeve, përveç grabitjes së vlerave materiale dhe monetare, kërcënojnë me armë viktimat në moshë të kaluar.
Sot, duke u gdhirë data 21.02.2020 në fshatin Finiq tre të armatosur dhe me maska në fytyrë u futën në shtëpinë e së moshuarës Athina Çefo , së cilës i kishte ardhur edhe nipi A.Z. nga Greqia dhe duke i kërcënuar u morën rreth 3600 euro. Disa ditë më parë në fshatin Krane pothujse u zbrazën 3 shtëpi pronë e Thodhori Kaishit, e Ilia Stavros dhe e Vaso Kiços. Ky i fundit ishte i vetëm në shtëpi dhe, sipas thënieve të tij i kishin hedhur sprei, dhe vjedhësit kishin vepruar pa shqetësime. Kur i moshuari u zgjua i kishin marrë televizorin, vegla të ndryshme pune, rakinë, vajin e ullirit dhe ato para që u gjendën në shtëpi.
Vjedhje të tilla dhe tentativa për vjedhje janë kryer edhe në fshatrat e tjera të bashkisë si në Vagalat ku u vodh shtëpia e z.Stavro Gravani, në Kodër shtëpia e z. Vasillaq Papa, në Llazat shtëpitë e z. Vasil Zarballa, Dhoksia Mari, Kristo Papa, Mihal Karathano dhe kisha e fshatit, në fshatin Gravë shtëpitë e z. Miço Miçoni, Llambi Mari, Jani Bleca,Lefter Anagnosti, në fshatin Qesarat shtëpia e Lefter Dhjamantit, në Komat shtëpitë e z. Niko Çuçi, Jani Jani, Odhisea Çavo, Në Zminec z. Hristo Buro i vodhën 1 milion lekë të reja, u vodhën shtëpitë e z. Nasho Fili, Kosta Gogo, Stavro Qirici, në Grazhdan i vodhën lekë dhe materiale familjes së Kosta Alevronta, në Karroq u vodhën shtëpitë e z.Pando Zoi, Andrea Kalci, Jani Anagnosti, Spiro Pandeqi, Jani Kalci, Andrea Zoi dhe familjes së z.Kosta Papa i vodhën 900 mijë lekë të reja. Po ashtu edhe në Livadhja vjedhësit me substanca neutralizuese i vodhën zotërinjve Mihal Angjeli, Niko Kalivjoti, Qirjako Xhaferri telefona, lekë dhe materiale .
Organet lokale të rendit pavarësisht prezencës së tyre pas ngjarjeve dhe marrjes së provave dhe dëshmive nuk ka arritur akoma të zbolojë asnjë nga autorët që veprojnë lirshëm në këtë territor.
I shqetësuar për këtë situatë alarmante kryetari i Bashkisë Finiq zoti Kristo Kiço, komunikoi në mënyrë elektronike me Ministrin e Brenshëm të Republikës së Shqipërisë Sander Lleshaj dhe i kërkoi një takim ne bashkine Finiq, i cili, sipas përgjigjes së ministrit, do të bëhet javët e ardhshme.