Dje në drekë, më datën 04.02.2020 Këshilli Bashkiak i Bashkisë Finiq miratoi njëzëri dy vendime të rendësishme që lidhen direkt me çështjet pasurore pasurore të bashkisë të cilat sulmohen vazhdimishtnë mënyrë të pamëshirshme nga shkelës privatë dhe publikë.
Bëhte fjalë për vendimet “Për mosmiratimin e kufirit administrativo-territorial të Bashkisë Finiq të përditësuar sipas vendimit nr 360 të datës 29.05.2019 të Këshillit të Ministrave” dhe “Për miratimin e listës së përditësuar të pasurive të llojit pyje kullota të bashkisë Finiq për regjistrimin fillestar të tyre”
Vendimi i parë kundërshton vendimin e KM nr 360/29.05.2019 i cili në hartën e re heq në mënyrë arbitrare më shumë se 1200 hektarë sipërfaqe në kufijtë me bashkitë Delvinë, Sarandë, sipërfaqe e cila me vendime të mëparshme të vetë Këshillit të Ministrave të viteve 2008 dhe 2016 i është transferuar si parcela pyje kullota, por me kufijtë e rinj u kanë kaluar bashkive të mësipërme.
Vendimi i dytë, si plotësim por edhe si rrugëdalje nga i pari, hap rrugën e regjistrimit falas në Hipotekë të pasurive pyje kullota me financim nga qeveria.
Këshilltarët, pas fjalës hyrëse të kryetarit të bashkisë z. Kristo Kiço dhe shpjegimeve të hollësishme të sekretarit të përgjithshëm z. Ziso Lluci për objektet e vendimeve të mësipme veçaun studimin serioz që me fajte të mjaftueshme të komisionit prej 18 vetash të bashkisë, i cili prej datës 8 janar 2020 mundi të përgatisë dhe tësjellë në këshill të gjithë materialin që mbështet me fakte kërkesat për rikthimin tek e drejta të të gjithë sipërfaqes që në mënyrë arbitrare është hequr nga juridiksioni i Bashkisë Finiq me VKM-në 360/29.05.2019. Paralelisht, nëpërmjet pyetjeve dhe kritikave stigmatizuan dhe e konsideruan neglizhencë kriminale indiferentizmin e autoritetit të mëparshëm vendor, i cili që prej vitit 2015 deri në maj të vitit 2019 nuk paraqiti tek shërbimet kompetente të pushtetit qendror dokumentat e duhura për të mbrojtur tërrësinë territoriale siç e përmban ligji. Për sqarim të këtij indiferentizmi u paraqit para këshillit e gjithë korrespodenca e pushtetit qendror me atë vendor të bashkisë Finiq para majit të 2019, ku ndërsa kërkoheshin dokumenta si harta, marrëveshje për kufijtë e fshatrave dhe të ish komunave ose marrëveshje të ndërmjete midis bashkive, nga ana e bashkisë Finiq nuk pati asnjë reagim. Gjithashtu nuk kishte reagim as për sqarimin e arsyes së heqjes së pacelave pyjore dhe kullosore gjatë procesit të kalimit nga një vendim tek tjetri nga viti 1995 deri në vitin 2016.
I ndodhur para faktit që jepet si dhuratë nga perëndia shansi i regjistrimit falas të pyjeve dhe kullotave në hipotekë me subvecion nga qeveria edhe për bashkinë Finiq , e cila prej vitesh lufton të ligjërohet nëpër gjykata si pronare e ligjshme e këtyre pasurive ,Këshilli nxit komisionin të vazhdojë me intensitet veprën e përditësimit dhe ligjërimit të pasurive të llojit pyje, kullota duke pasuruar arkivën e bashkisë me dokumenta të reja vërtetuese të statusit pasuror në juridiksionin e bashkisë si dhe lavdëroi gjithashtu edhe kontributin vullnetar në këtë komision të ekspertëve të jashtëm si Jani Papa, Ilia Thano, Thoma Mako etj.
Kryetari i Bashkisë Finiq zoti Kristo Kiço theksoi se çështja e ligjërimit të pronave përbën për ne një prioritet dhe do të luftojmë fort për të sjellë në fund rezultat pozitiv.