Sot më datën 10.01.2020, gjatë orëve të paradites filloi asfaltimi i pjesës së rrugës që fillon nga qendra kulturire “Katina Papa” deri tek Buzuki-fundi i pjesës lindore të Livadhjasë. Blerja e asfaltit dhe e materialeve të tjera është bërë nga të ardhurat e bashkisë Finiq, ndërsa hedhja e asfaltit është bërë me makineritë dhe punëtorët e shoqërisë “Kalivjoti”. Bëhet fjalë për një seksion me gjatësi 400 metra që vazhdimisht shqetësonte drejtuesit e automjeteve që vinin ose shkonin në pjesën malore të fshatrave të Gravës, por njëkohësisht prishte imazhin e abjentit përreth qendrës kulturore të sapondërtuar të Livadhjasë. Kryetari i Bashkisë, zoti Kristo Kiço, i gjendur në fillimin e punimeve theksoi se me këmbëngulje të veçantë do të vazhdojë vepra e rindërtimit në çdo fshat për të krijuar kushte sa më të mira jetese në vendlindjen tonë.