Edhe javën e fundit vazhdoi puna për rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore së fshatrave të Bashkisë Finiq për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve dhe banorëve të tyre.
Më konkretisht, u shtrua me beton një segment prej 240m linear në rrugët e brendshme të fshatit Aliko, ku u hodhën 91m3 beton në një sipërfaqe të përgjithshme prej 320 m2. Përmirësime të ndjeshme u bënë edhe në disa segmente në fshatin Ardhasovë, në fshatin Dërmish, në fshatin Fitore, në fshatin Pllakë, edhe në segmentin Dërmish – Navaricë, ku automjetet e bashkisë hodhën material të konsiderueshëm inert për shtrimin e rrugës.
Punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore vazhdojnë në mënyrë të përditshme nga fshati në fshat, sipas grafikut të hartuar në bazë të nevojave dhe prioriteteve.
Aliko
Ardhasovë
Dërmish
Fitore
Dërmish – Navaricë