Në kuadër të projekteve të përfshira në Planveprimin 2-vjeçar të Menaxhimit të Turizmit (2018-2020), Bashkia Finiq hapi zyrën e informacionit turistik në mjediset e terminalit të Portit të Sarandës për të promovuar potencialin turistik që kjo njësi vendore përfshin në territorin e saj. Punonjësit dhe vullnetarët që do të angazhohen pranë kësaj zyre do të ndihmojnë, në bashkëpunim me agjencitë turistike lokale, turistë dhe grupe turistësh për t’i orientuar ata drejt siteve të trashëgimisë kulturore, kishave, manastireve dhe monumenteve të tjera, si edhe rrjetit të bujtinave, shtëpive pritëse, haneve,farma dhe kampingjeve në gjithë territorin e bashkisë, të mbështetur nga një rrjet i organizuar amvisash dhe familjesh pritëse me synimin e krijimit të një modeli unik agroturizmi, eko-turizmi , turizmi fetar dhe turizmit të aventurës.