NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli : Konsultim publik për Paketën Fiskale të Bashkisë Finiq për vitin 2024 si edhe PBA 2024-2026.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Romeo Çakuli.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Finiq ka për qëllim mbledhjen e
sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë dhe Buxhetin e Bashkisë Finiq për vitin
2024-2026.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Finiq dhe Njësitë
Administrative Livadhja dhe Mesopotam sipas kalendarit më poshtë:

Data Ora Vendi

Livadhja 06.12.2023 17.00 Qendra kulturore
Mesopotam 07.12.2023 16.00 Pranë Njësisë admistrative
Finiq 07.12.2023 17.30 Pranë Bashkisë

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe
[email protected]
Pjesëmarrës:
– Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit
Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës,
drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe
Administratoret e Njësive Administrative.
– Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Finiq, anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të bizneseve,
OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave etj.

Forma e konsultimit: Takim
Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Paketën Fiskale të Bashkisë
Finiq për vitin 2024 dhe Buxhetin afatmesem e Bashkisë Finiq për vitin 2024-
2026.

Përshkrimi i çështjes

Miratimi i draftit të buxhetit afatmesem dhe paketës fiskale është një vendim i
rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të
përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe
performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike

2
shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për
komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të
Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik
për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve. Gjithashtu, niveli i taksave
dhe tarifave në paketën fiskale janë një element shumë i rëndësishëm dhe
proces i cili duhet të kalojë përmes konsultimit të gjerë në publik.

Kontaktet dhe afatet e
dërgimit të komenteve,
rekomandimeve, vërejtjeve;

Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së
Bashkisë Finiq dhe Këshillit Bashkiak: [email protected] dhe
[email protected]. BRENDA DATËS 08.12.2023

Shpjegim të procesit që do
ndjekë dhe veprimet qe do të
ndërmarrë Këshilli për të
shqyrtuar rekomandimet nga
publiku deri në marrjen e
vendimit

Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në datën
08.12.2023, nëpërmjet adresave të mesiperme;
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Finiq do të
ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të
Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha
mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike
e kësaj Përmbledhje;
2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë,
Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo
këshilltari të bashkisë;
3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe
tarifave të cdo rekomandimi dhe opinioni.
4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e
informimit;
5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.
6. Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 15.11.2023

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).