Këshilli Bashkiak i Finiqit shprehu mirënjohjen për spitalin “Petro Nako” të Sarandës për shërbimin e shkëlqyer ndaj të qytetarëve të bashkisë gjatë përhapjes intensive të koronavirusit, duke nderuar drejtuesit dhe stafin mjekësor të këtij institucioni me një pllaketë nderi, e cila u dorëzua në spital në një ceremoni modeste nga Kryetari i Bashkisë Z. Kristo Kiço, i shoqëruar nga nënkryetari i Këshillit Bashkiak. Z. Harallamb Pandeqi.
Z. Kiço përgëzoi personalisht drejtorin e spitalit Z. Erion Dhroso dhe veçanërisht zëvendësdrejtorin e palodhur dhe të dalluar Z. Niko Kuri si dhe stafin e spitalit që i përkushtohet gjithmonë shërbimit të qytetarëve dhe veçanërisht grupmoshave të cënueshme patologjikisht të Bashkisë së Finiqit dhe më gjerë.
Nga ana e tyre, drejtuesit dhe mjekët e spitalit falënderuan Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë Finiq për vlerësimin e punës së tyre, duke u zotuar se ata do të bashkëpunojnë gjithmonë me autoritetet e qeverisjes vendore në mënyrë që t’i përgjigjen menjëherë dhe si duhet shumë problemeve shëndetësore me të cilat përballen qytetarët.