Kryebashkiakët e Prevezës dhe Finiqit, zotërinjtë Nikolaos Giorgakos dhe Kristo Kiço, u takuan këto ditë në doganën e Qafë Botës, ku diskutuan rreth temës së bashkëpunimit midis dy institucioneve për thithjen e fondeve nga programi Evropian SOLIS për kursimin e energjisë, nga i cili përfitojnë të dyja bashkitë. Në takim ishte i pranishëm dhe Z/Guvernatori Rajonal i Thesprotisë Thomas Pitoulis, Z/Kryetari i Bashkisë së Prevezës Vangjelis Ropokis, Drejtori i Doganës Kostas Pappas dhe Menaxheri i Programeve Evropiane Z. Dinos Papapolyzos.
Në lidhje me programin SOLIS Kryetari i Bashkisë Finiq kërkoi nga homologu i tij i Prevezës asistencë ekspertize, ndërsa kryetari i Bashkisë së Prevezës u zotua të përkushtohet me të gjitha mundësitë në mënyrë që programi të përfundojë brenda dy viteve të parashikuara.
Ndërkohë, me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Finiqit z. Kiço shprehu mirënjohjen e tij për z/guvernatorin rajonal dhe bashkitë fqinje kufitare të cilat mbështetën fuqimisht kërkesën e Bashkisë dhe banorëve të Finiqit për hapjen e Doganës së Qafë Botës e cila është jetike si për shërbimin mjekësor të të moshuarve dhe të të sëmurëve dhe për zhvillimin ekonomik të rajonit. Kryetari i Bashkisë së Prevezës, Z. Giorgakou dhe Z/Guvernatori Rajonal, Z. Pitoulis, shprehën mbështetjen e tyre të plotë për zgjidhjen e kësaj çështjeje serioze.

120468991_2730973330508831_5832404656228687270_o

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).