Pas vendosjes së tabelës informuese para disa ditësh për veprën e aksit rrugor Marafend – Aliko, filluan dhe punimet e zbatimit të saj. Autoriteti kontraktor është Bashkia Finiq. Buxheti arrin deri në 69 202 341,6 Lekë me T.V.Sh. përafërsisht 520 318 Euro, i financuar nga Qeveria Shqiptare. Sipas kontratës vepra do të përfundojë në 120 ditë kalendarike dhe kontraktuese është kompania “2T Sh.P.K.”Studimi është kryer nga Bashkia Finiq, Zyra e Projektimit dhe Zhvillimit të Territorit.
Veprat në Bashkinë Finiq pasojnë njëra-tjetrën dhe kjo do të vazhdojë…