Respektëimin e plotë të masave për mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen nga koronavirusi që shpallën organizatat ndërkombëtare dhe vendase kompetente të mbrojtjes së shëndetit, këmbëngul administrata e Bashkisë Finiq.
Menjëherë pas daljes së Aktit Normativ të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet të cilit diktohen masa të rrepta administrative dhe gjoba për persona dhe institucione që shkelin masat e domosdoshme kufizuese ose shfytëzojnë situatat për përfitime , kryetari i Bashkisë zoti Kristo Kiço deklaroi mαsa të reja dhe ndërhyrje që, paralelisht me qëndrimin e njerëzve në shtëpi dhe zbatimin e rregullave të higjienës personale, të vazhdojë fushata për dizinfektimin e abjenteve publike nga shërbimet kompetente të bashkisë,
Duke parë se këto ditë të vështira nuk mungojnë edhe rastet e vjedhjeve nëpër fshatra tona, nga ana e bashkisë patrullojnë përkrah policisë së shtetit edhe dy grupe të policisë bashkiake.
Kryetari i bashkisë z. Kiço tërheq edhe një herë vëmendjen e të moshuarve të mos neglizhojnë udhëzimet për higjienën dhe kufizimin e lëvizjes, por u bën thirrje edhe familjeve të reja të ndalojnë daljet kolektive në natyrë për asnjë rast pasi mund të bëhen bartës të virusit të rezikshëm.
Njëkohësisht në dispozicion të qytetarëve janë vënë telefoni i urgjencës 127 dhe telefonat 0688090400, 0684022490, 0692856187, 0684129517, 0682046580, 0695866765, 0696713354, 0693542057, 0682047726, 0682046737, (të kryetarit, të nënkryetarëve, të sekretarit të përgjithshëm, të administratorëve, të përgjegjësve të shërbimeve etj) në të cilat çdo qytetar mund të drejtohet për çdo problem që mund të lindi këto ditë të vështira.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).