PROFILI I BASHKISË

Bashkia Finiq bën pjesë në Qarkun e Vlorës. Ndodhet 20 km nga qyteti i Sarandës, 7 km nga qyteti i Delvinës dhe 8 km nga brigjet e detit Jon. Nga veriu kufizohet me Bashkinë Delvinë, në lindje me Bashkinë Dropull, në jug me Greqinë dhe në perëndim me Bashkinë Sarandë. Ajo doli nga reforma e fundit e Vetëqeverisjes Vendore që u krye në vitin 2015 dhe konkretisht nga bashkimi i 5 ish-komunave të Livadhjasë, Dhivrit, Alikos, Mesopotamit dhe Finiqit.

Përbëhet nga 5 njësi bashkiake: të Livadhjasë, Finiqit, Dhivrit, Mesopotamit dhe Alikos.Qendra e saj ndodhet përkohësisht në Finiq.
Përfshin 58 fshatra nga të cilët 52 janë greqishtfolës dhe 6 shqipfolës. Pandalejmoni (mysliman), Sopiku (i krishterë), (N)Avarica (mysliman), Çlirim ,Muzina, dhe Peca (të krishterë) . Për Pandalejmonin dhe Sopikun studiuesi dhrovjanit A. Nathanaili, në studimin e tij për Dhrovjanin, thekson se në defterët turq të regjistrimit të popullsisë të viteve 1431-1432 përmendet se të dy këta fshatra ishin të braktisur. Banorët e (N)Avaricës thuhet se u vendosën atje para 250-300 vitesh, të ardhur nga krahina të ndryshme si Elbasani, Vlora, etj. Për Muzinën, historiani dhrovjanit N. Mustaqidhi në monografinë e tij për Dhrovjanin, ku bëhet fjalë për një konflikt me Muzinën fqinje, thotë se, nuk mjafton që janë të ardhur, por kanë dhe pretendime të mëdha.

Sipas regjistrave bashkiakë, popullsia e Bashkisë arrin në 35518 banorë ose 10 103 familje. Sipas censusit të vitit 2011, popullsia arrin në 11862 banorë.Nga pikëpamja etnografike apo antropogjeografike, Bashkia Finiq përbëhet nga tre bashkësi, e Vurgut (fshatrat fushorë), e Rëzës (fshatrat malorë) dhe nga zona e ndërmjetme kodrinore (vija Sirakat, Livinë, Llazat, Gravë, Karroq).

Sipërfaqja e përgjithshme e Bashkisë Finiq është 44 100 hektarë. Sipërfaqja fushore është 44%, malore 34% dhe ajo kodrinore 22%. Për nga sipërfaqja njësia bashkiake e Livadhjasë është më e madhja me 35% të hapësirës. Sipërfaqja më e madhe fushore shtrihet në fushën e Vurgut, të Livadhjasë dhe të Mesopotamit.

Malet kryesorë janë Shtugara, Polica, Shendeniku, Driani, Mali i Gjerë, Dhivrovuni, Malina, Mileja, etj. Mali më i lartë është Shtugara me reth 2000 metra mbi nivelin e detit. Lumenjtë kryesorë që përshkojnë Bashkinë janë Bistrica (25 km), Pavlla (50 km), Kalasa, përroi i Livadhjasë, përroi i Navaricës.
Bashkia përbëhet nga 58 komunitete (fshatra).

  • 1-20
  • 21-40
  • 41-58
  • 1. Karroqi
    2. Zmineci
    3. Grazhdani
    4. Malçani
    5. Cerkovica
    6. Llupsati
    7. Janicati
    8. Leshnica e Poshtme
    9. Leshnica e Sipërme
    10. Shën Andrea
    11 Dhivri
    12. Navarica
    13. Rumanxa
    14. Memoraqi
    15. Jerma
    16. Dërmishi
    17. Grava
    18. Qesarati
    19. Komati
    20. Llazati

  • 21. Kalcati
    22. Kalivja
    23. Livadhja
    24. Pandalejmoni
    25. Vagalati
    26. Sopiku
    27. Lefter Talo
    28. Kullurica
    29. Halo
    30. Qenurjo
    31. Pllaka
    32. Fanari
    33. Neohori
    34. Aliko
    35. Çaushi
    36. Tremuli
    37. Rahulla
    38. Marafendi
    39. Ardhasova
    40. Vrioni

  • 41. Vromero
    42. Karahaxhi
    43. Finiqi
    44. Çlirimi
    45. Krane
    46. Mesopotami
    47. Velahova
    48. Livina
    49. Kostari
    50. Kardhikaqi
    51. Peca
    52. Muzina
    53. Dhrovjan
    54. Krongji
    55. Sirakati
    56. Brailati
    57. Mavropulli
    58. Bistrica