PROFILI I BASHKISË
Bashkia Finiq bën pjesë në Qarkun e Vlorës. Ndodhet 20 km nga qyteti i Sarandës, 7 km nga qyteti i Delvinës dhe 8 km nga brigjet e detit Jon. Nga veriu kufizohet me Bashkinë Delvinë, në lindje me Bashkinë Dropull, në jug me Greqinë dhe në perëndim me Bashkinë Sarandë. Ajo doli nga reforma e fundit e Vetëqeverisjes Vendore që u krye në vitin 2015 dhe konkretisht nga bashkimi i 5 ish-komunave të Livadhjasë, Dhivrit, Alikos, Mesopotamit dhe Finiqit.
Përbëhet nga 5 njësi bashkiake: të Livadhjasë, Finiqit, Dhivrit, Mesopotamit dhe Alikos.Qendra e saj ndodhet përkohësisht në Finiq.Përfshin 58 fshatra .
Sipas regjistrave bashkiakë, popullsia e Bashkisë arrin në 35518 banorë ose 10 103 familje. Sipas censusit të vitit 2011, popullsia arrin në 11862 banorë.Nga pikëpamja etnografike apo antropogjeografike, Bashkia Finiq përbëhet nga tre bashkësi, e Vurgut (fshatrat fushorë), e Rëzës (fshatrat malorë) dhe nga zona e ndërmjetme kodrinore (vija Sirakat, Livinë, Llazat, Gravë, Karroq).
Sipërfaqja e përgjithshme e Bashkisë Finiq është 44 100 hektarë. Sipërfaqja fushore është 44%, malore 34% dhe ajo kodrinore 22%. Për nga sipërfaqja njësia bashkiake e Livadhjasë është më e madhja me 35% të hapësirës. Sipërfaqja më e madhe fushore shtrihet në fushën e Vurgut, të Livadhjasë dhe të Mesopotamit.
Malet kryesorë janë Shtugara, Polica, Shendeniku, Driani, Mali i Gjerë, Dhivrovuni, Malina, Mileja, etj. Mali më i lartë është Shtugara me reth 2000 metra mbi nivelin e detit. Lumenjtë kryesorë që përshkojnë Bashkinë janë Bistrica (25 km), Pavlla (50 km), Kalasa, përroi i Livadhjasë, përroi i Navaricës.
Bashkia përbëhet nga 58 komunitete (fshatra).
- 1-20
- 21-40
- 41-58
1. Karroqi
2. Zmineci
3. Grazhdani
4. Malçani
5. Cerkovica
6. Llupsati
7. Janicati
8. Leshnica e Poshtme
9. Leshnica e Sipërme
10. Shën Andrea
11 Dhivri
12. Navarica
13. Rumanxa
14. Memoraqi
15. Jerma
16. Dërmishi
17. Grava
18. Qesarati
19. Komati
20. Llazati