soronia

Në vendodhjen e Monastirit të Soronesë thuhet se ekzistonte qyteti i lashtë i Soresë në epokën e Perandorit Theodhosit të Madh.
Është një kishë e lashtë interesante që zbukuron territorin tonë. Nga gjeografi Kozmai Thesprot mësojmë se në vitet 1830 – 1831 ky monastir lulëzonte. Ky tempull bizantin, i zbukuruar me kupolë dhe dekoracione të tjera të artit bizantin, ruhet deri në vitin 1900. Si shtesë u ndërtuan në vitin 1841 narteksi dhe një qeli. Por në vitin 1900, ngaqë ishte gati përt t[u shembur, u restaurua tërësisht nga Igumeni i atëhershëm i Monastirit të Theollogos Fillothe Jeorjiadhit me para të mbledhura nga banorët e fshatrave përreth. Venitja e Monastirit fillon mbas vitit 1842.
Në periudhën e Ali Pashës, armonistiu i atëhershëm i Korfuzit Maitland, shkuli nga monumenti i lashtë dy pllaka të mëdha me mbishkrime të Antikitetit, të cilat i çuan në Butrint dhe që andej nëpërmjet detit në Londër.
Në Monastirin e Soronesë funksiononte dhe një shkollë për murgj ku studionin nxënës nga e gjithë zona.
Igumenë të Monastirit, epitropë, murgj, etj. janë harruar dhe nuk ka dëshmi të shkruara.
Përkujtohen Igumeni Papakristo (1700), Igumeni Papa Nikollaos (1838) dhe epitropi Talios (1876), epitropi Ioanis Talios (1898), epitropi Jorgo Deneko.
Në tempullin e Monastirit kishte mjaft ikona të lëvizshme. Përmenden më të vyerat si ajo e Shën Mërisë e vitit 1610, e Shën Donatit e vitit 1620 dhe Lutja e “Kostës. E Prodromit e vitit 1699 dhe e Shën Mërisë e pikturuar me 19 Shkurt 1878 nga dora e Athanasit dhe epitropit Jani Talo.
Sot monastiri është në gjëndje të mirë në mes të pemëve frutorë dhe një pjergulle që dhuron hije në oborrin e tij në të cilin çdo 15 Gusht bëhet festë e madhe e cila është një traditë shumëvjeçare.

 (Βασίλειος Μπαράς, «Το Δέλβινο της Βορείου Ηπείρου και οι γειτονικές του περιοχές», Αθήνα 1966).

Kliko ketu per Video