dsci1365   2016_finiq-007

Hapësira shumë e madhe e teatrit, i rreth 17 000 vendeve që ndodhet në mes të kodrës me hapje në drejtim të monastirit të Dyzetë Shënjtorëve shërbente në atë kohë si vend i mbledhjeve të “Publikut të Epirotëve rreth Finiqit”, në të cilat merreshin demokratikisht vendimet për paqen ose luftën ose shqyrtimi i çështjeve. Në atë kohë pushtetin e ushtronin tre gjeneralë, nga të cilët njeri ishte përfaqësuesi i pushtetit, ipparxos, i dyti sekretari i Kuvendit dhe i treti garantuesi, të ardhur nga të tre fiset : nga Molosët, Kaonët dhe Thesprotët. Të gjithë këta zgjidheshin për mandat njëvjeçar nga kuvendi. Vendi i kultit të Finiqit ishte Dodoni.
Teatri u rindërtua tri herë, pasi nga gërmimet u zbuluan tre konstruksione të ndryshmëm. Faza e parë i përket fillimeve të shekullit të IV para Krishtit. Materiali ndërtues është vendas veçanërisht guri i skenës ka ardhur nga e njëjta kodër. Faza e dytë e ndërtimit i përket shekullit të III-të para Krishtit. Zgjerimi i skenës u diktua në çastin kur Finiqi u bë qendra e Kaonisë dhe kryeqytet i Epirit.

Vendkalimet që ndajnë shkallët janë vendosur me teknikë dhe me kujdes. Teatri që u ndërtua në këtë fazë i tejkalon dhe përmasat e teatrit të Dodonit, ku diametri i orkestrës është 19,80 metra, ndërsa ai i Dodonit është 19,20 metra, diametri i kavitetit nga qendra deri në krye të shkallëve është 129,5 metra ndërsa i Dodonit është 129 metra. Në skenën e teatrit u gjetën piedestale shumë të mëdhenj me gjurmë këmbësh përsipër që mbanin gjithashtu shtatore shumë të mëdha perëndish ose perandorësh të lashtë.
Qyteti i lashtë i Finiqit u fortifikua vrullshëm në tri faza, fakt që e përmend dhe historiografi Polivios : e para filloi me themelimin e qytetit rreth shekullit të V-stë para Krishtit dhe vazhdoi deri në mes të shekullit të IV-t para Krishtit, e dyta fillon në mesin e shekullit të IV-t kur kulmon dhe zhvillimi i gjithë qytetit dhe e treta përputhet me zhvillimin e vrullshëm të qytetit dhe me prerjen për herë të parë të monedhës vendase me mbishkrimin “ΦΟΙΝΙΚΑΙΕΩΝ” rreth shekullit të III-të para Krishtit. Kompleksi strukturor qendror i qytetit ishte Akropoli ose Agora-ja e cila ndodhet në nivelin më të lartë të kodrës. Akropoli luante rolin kryesor social dhe e ruajti atë si rënie të qytetit.Në atë vend ndodhen monumentet më të vyera dhe më të mirëmbajtura siç janë thesaurit dhe bazilika. Thesaurit që u zbulua për herë të parë nga Ugolini (1926) shërbente për strehimin e thesarit të qytetit si dhe të “Publikut Epiriot”.Pranë thesarit që kishte formën e akropolit dallohen shumë qartë gjurmët e një bazlike shumë të madhe. Historia përmend Peregrinin “Episkop të Finiqit që përfaqësoi më 552 Epirin në Konferencën e IV-t Ikumenike Valerianon me perandor Leontos”, Filipin më 516 dhe Eustathion I cili më 568 transferoi katedrën në monastirin e Mesopotamit dhe më vonë në Delvinë dhe në Monastirin e Kamenës afër Kakodhiqit.

Kërkimet arkeologjike në Finiq zbuluan se ky qytet , si në antikitet dhe më vonë, zhvilloi një aktvitet kulti të vrullshëm sa në idhujt të cilët mishërohen në sendet gjetura aq dhe në ortodokset e krishtere që pasuan. Pak metra larg Bazilikës ekzistojnë mbetje kishe kristiane, ndërsa në vendin e quajtur “Palea Avli” mbijetojnë rrënoja tempujsh paleokristianë me mozaikë të larmishëm. Tempulli episkopik i Finiqit në nderim të emrit të Virgjëresha “Zoodochos Pigi” duket që në fillim se ishte ndërtuar mbi një bazilikë më të vjetër dhe më vonë u rindërtua i ri me të njëjtin emër në qendër të qytezës që ndodhet në shpatet e malit.

Gërmimet e arkeologëve në Finiq zbuluan banesën karakteristike me dy peristile të shekullit të III-të para Krishtit. Banesa kishte prerje tërthore thuajse katërkëndshe dhe mbulon një sipërfaqe prej 700 m2. Përbëhet nga një oborr i madh katërkëndësh me peristil, rreth të cilit rreshtohen disa ambiente të vegjël.
Shtrirjen dhe fuqinë e Finiqit e tregojnë Nekropoli, me qeramikën e saj të pasur, por dhe monedhat e shumta që u gjetën me mbishkrimin ΦΟΙΝΙΚΑΙΕΩΝ. Nomismatologia shqiptare Znj. Shpresa Gjongeçaj në një raport shkencor të saj të vitit 2006 deklaron gjetjen e rreth 358 lloje monedhash nga të cilat 314 ishin helenistike.Mbishkrimet e monedhave dëshmojnë për shkëmbimet tregtare të Finiqit me qytete të lulëzuar gjatë shekujve IV-I para Krishtit

Kliko ketu per Video