2016_finiq_vraniaripesi-005  2016_finiq_vraniaripesi-006

Kështjella e Ripesit është e ndërtuar në varësi me ambjentin natyror. Muret fillijnë nga ana veriperëndimore dhe ndërpriten pas 7 metrash ndërsa kthehen më tej në lindje në gjatësinë 45 metra, ndjekin drejtimin perëndimor në gjatësinë 125 metra me lartësi që varion nga 0,75 deri në 4 metra.
Në vendin e kështjellës arkeologët gjetën vegla të ndryshme të përpunimit të hekurit dhe bakrit , enë qeramike të përdorimit të përditshëm dhe ornamente. Në ato vende ndodhën shumë ngjarje historike një nga të cilat u regjistrua në vargje popullore si në këngën:

“Në Vranjë dhe Ripesë
Qyqe të mos këndojë
Ku vranë në Korrik
Djalin e Monovizesë”

Kliko ketu per Video