Historiku i Bashkisë Finiq

Gjurmë jete në Bashkinë Finiq gjen dikush në prehistori, por më të theksuara i gjen në shkrimet e shkrimtarëve të antikitetit, historianëve dhe gjeografëve si Polivios, Strabonës, Aristotelit, etj. në qytetet antike të Foenikes dhe Butrintit fqinj, në kullat dhe banesat e shumta antike (Çukë, Fanar, Vagalat, etj.), në monedhat e lashta me figura perëndish dhe mbretërish grekë, në pllaka përkujtimore (Leshnicë, Dhivër), në skeletura, monastire dhe kisha (Kostar, Driano, Dhivrovun, Theollogo, Agjellastu, etj.), në dhjetra mite dhe legjenda me më të rëndësishme legjendat e Monovizës dhe të Dragoit të Mesopotamit.

.Në antikitet ky vend ishte pjesë e territorit gjeografik në të cilin shtrihej një nga fiset epirote më kryesorë, Kaonët. Sipas historianëve dhe arkeologëve Kaonia fillonte në Thesproti dhe arrinte deri në Orikum. Kryeqytet i saj ishte Foenikes nga ku dhe emri i bashkisë së sotme. Gjatë periudhës Bizantine ishte pjesë e Tematës së Vajonetisë, ndërsa në periudhën e skllavërisë Otomane përbënte pjesë e sanxhakut të Delvinës dhe më pas i përkiste Pashallëkut të Janinës.

Gjatë presionit të padurueshëm të autoriteteve shtetërore dhe fetare otomane për proselitizëm në fenë e Islamit, banorët e fshatrave rezistuan fort dhe e paguan rëndë. U zhdukën fshatra, u ekzekutuan njerëz laikë dhe klerikë, u krijuan enklava musulmane, u ndërtuan xhami, por besimi dhe traditat u ruajtën të paprekura. Me të njëjtën forcë rezistuan dhe ndaj bejlerëve dhe agallarëve që bënin gjithçka për t”I kthyer fshatrat në çifliqe të tyre. Shumë këngë popullore të kohës si “Poshtë në Pandalejmon” , “Dhimitër Çavua thërriti”, “Kapedan Spiro Thomai”, “Janina, Janakina”, etj. përshkruajnë dhe përjetësojnë këtë rezistencë për mbijetesë dhe ruajtje të identitetit intelektual.

Në grevën shkollore të vitit 1934 -1935 morën pjesë pa dallim prindërit, nxënësit dhe mësuesit të cilët kundështuan vendimin e qeverisë të mbretit Zog për mos mësimin e gjuhës greke, por të asaj shqipe në shkolla. Beteja u fitua pas vendimit të Gjykatës së Hagës, e cila ishte ndëshkuese për qeverinë e atëhershme shqiptare.
Pjesëmarja e fshatrave ishte e madhe dhe në betejat e viteve 1912-13-14 si dhe në periudhën 1940-1944 për drejtësi kombëtare dhe sociale. Në periudhën e rezistencës ndaj pushtuesve italianë dhe gjermanë në territorin e Bashkisë Finiq u krijuan dy batalione partizane, batalioni “Pandeli Boçari” në Kalcat dhe batalioni “Lefter Talo” në Dhivër.

  • Regjistrimi i parë turk - 1431-1432
  • Regjistrimi i vitit 1583
  • •Në regjistrimin e pare turk të popullsisë të 1431 – 1432 përmenden këta fshatra të Bashkisë të cilët mbajnë akoma sot të njejtin emër : Finiqi, Dhroviani, Mesopotami, Peca, Cerkovica, Shën Andrea, Malçani, Janicati (i zhdukur), Krongji, Jerma, Ardhasova, Livina, Koqino Lithari (i zhdukur), Sopiku (si i braktisur), Shën Pandalejmoni (si i braktisur),
    (A.Pango. Delvina – histori e shkurtër, Tiranë, 2008; A. Nathanail – Historia e Dhrovjanit)

  • Në regjistrimin e vitit 1583 përmenden këta fshatra të Bashkisë, të cilat mbajnë akoma emrat e sotëm : Qesarati, Finiqi, Zmineci, Leshnica e Poshtme, Vagalati, Grazhdani, Komati, Lidizda (i braktisur), Malçani, Llupsati, Dobra, Sopiku, Pandalejmoni, Ardhasova, Peca, Kraneja, Janicati, Stillo (i zhdukur), Soroneja, Sirakati, Muzina, Velahova, Dhrovjani, Kostari (Kostana),
    F. Liço, Defteri i Delvinës, viti 1583, DL-9 (dorëshkrim – arkiv personal Α. Ζ).

    Aravantinos përmend … fshatra, ndërsa regjistrimi i vitit 1913 përmend 60 fshatra me emrin e tyre të sotëm.

  •  

.