2016_finiq_galazio_mati-004

Rreth 14 kilometra nga qyteti i lashtë i Finiqit ndodhet “Syri i Kaltër”, një vend shumë I bukur dhe pitoresk zhytur në në gjelbërim dhe kaltërsi.

Është një nga 18-të burimet natyrore të lumit Simoi (Bistrica) që ngjan me një sy gjigant ngjyrë të kaltër. Mendohet të ketë thellësi mbi 70 metra nga ku burojnë 16 m³/s ujë i pijshëm.
Syri i Kaltër është sot një destinacion i adhurueshëm turistik që tërheq një numër të madh vizitorësh nga e gjithë bota që vizitojnë Sarandën dhe Butrintin.

Burim tjetër i njohur rreth Syrit të Kaltër është “Loti i Manos” atje ku më herët ishte ndërtuar një mulli me ujë. Për burimet dhe lumin Simoi ekziston një legjendë. Sipas saj, lart në Malin e Gjerë në Shën Lia doli një kuçedër që nuk linte fshatarët të mbushnin ujë në burim pa këmbim. Dhe këmbimi ishte një kurban njerëzor. Një plak i mençur ngarkoi gomarin e tij me eshkë, ndezi një të tillë dhe e çoi gomarin te burimi. Kur kuçedra mbërriti atje dhe e gjeti atë vetëm e gëlltiti. Por eshka u ndez dhe në barkun e kuçedrës dhe kështu ajo filloi të digjej. Bërtiste dhe ulërinte për ujë dhe ftonte për ndihmë nënën Det dhe vëllanë Simoi. U afrua nëna Det, por nuk mundi të hypë deri atje lart, doli dhe lumi nga gjiri i malit, por dhe ai nuk arriti…

Kështu që mbeti sot kjo bukuri natyrore që na kujton se vendi ynë është plot me bukuri.

Kliko ketu per Video