2016_finiq_karoki-001

Paleomonastiri. Nga ana veriore e Karroqit, pikërisht mbi grykën e Këlcyrës, ndodhet kështjella e Paleomonastirit në një sipërfaqe prej 4 hektarësh. Njëra anë e kështjellës është pjerrësira e grykës së Këlcyrës, dy anët e tjera janë të fortifikuara me mure. Brenda kështjellës ka rrënoja të një akropoli të vogël, banesash dhe depozitash uji. Kjo kështjellë u ndërtua shekullin e IV para Krishtit dhe shërbente si fortifikatë për kontrollin e vendkalimit të Këlcyrës.

Kliko ketu per Video