Shpella e Shën Marinës ndodhet në qafën e Bogazit, në jug-lindje të malit të Milesë. Përmasat e saj janë : 6 m. lartësi, 3,50 m gjerësi dhe 7 m thellësi. I përket epokës së hershme paleolitike. U zbulua nga misioni arkeologjik italian në vitin 1930.
Gërmimet e para u kryen nga arkeologu L. Kardini ne vitin 1939. Gjatë gërmimeve u vërejtën dy shtresa. E para në të cilën u gjetën copa qeramike i përket kohëve më të reja, ndërsa e dyta i përket epokës paleolitike sepse u gjetën vegla prej guri stralli , njeri me majë të trashë dhe tjetri më të hollë.
Në anën e majtë të shkëmbit ekzistojnë ikona të Shenjtorit, por janë të shkatërruara me send të fortë.
Mbas vitit 1990 përfaqësues të Kishës Ortodokse ndërhynë duke ndërtuar një shkallë të drunjtë për lehtësimin e aksesit për besimtarët dhe vizitorët.
Të krishterët ortodoksë të krahinës nderojnë emrin e Shën Marinës.
U shpall monument kulture më 05/01/1963.