– Automjet per transport pasagjeresh 8+ 1
– Marka: HYUNDAI
– Tipi: H -1
– Nr Shasise : NLJWWH7WP5Z034148
– Motori : G4JS
– Cilindrata : 2351 cc
– Lenda djagese: Benzine pa plumb
– Viti prodhimit: 2004
Ky mjete eshe dhurate e Qeverise Greke sipas shkreses Nr 1005/ Nr.sh.2118 me lenden ” Dhurim falas i pese mjeteve pa targa me nende vende “ , firmosur nga ministrant perkates. Botuar dhe ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Greqise Nr 1690 dt 02.12.2005.
Automjeti i eshte dhuruar ish komunes Livadhja ne rrethin e Sarandes. Me organizimin e ri territorial te Republikes se Shqiperise sipas ligjit Nr 115/2014, Bashkia Finiq ka trasheguar te gjitha asetet e Komunes Livadhja ( sikunderse dhe te kater komunave te tjera).
Automjeti egziston fizikisht si aset i ish komunes qe prej vitit 2006; por i pa regjistruar ne D.P.SH.T.RR dhe pa targa.
Nuk kemi trasheguar asnje lloj dokumenti te origjines dhe zhdoganimit te mjetit per te bere regjistrimin.
Per sa me siper i jemi drejtuar fillimisht Doganes Kakavi dhe me pas Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave per “ konfirmim te doganes se mjetit” te siperpermendur , me qellim regjistrimin dhe targimin e tij. Mbas nje periudhe 3 mujore ( 22.06. – 21.09.2016 ) u mor konfirmimi nga Drejtororia e Pergjitheshme e Doganave Tirane.
Automjeti eshte zhdoganuar ne doganen e Kakavise me deklarate regjistrimi Nr 3550 dt. 05.03.2006 dhe nr pranimi P 3418 dt 05.03.2006 .
Me sigurimin e dokumentave te zhdoganimit u be procedura e regjistrimit , targimit, siguracioni dhe kontrolli teknik i mjetit.
Automjeti ka disa kohe pa punuar . Sipas kontrolli vizual konstatohet se pamja e jashtme dhe komoditeti , ne prgjithesi jane mire. Perpara se mjeti te kryej kontrollin teknik ka nevoje per:
1. Paisjen me bateri 100 Ah ( i mungon )
2. Nderimin e vajit te motorit dhe filtrit te vajit
3. Nderimin e vajit te kamjos
4. Nderimin e filtrit te benzines
5. Nderimin e filtrit te ajrit
6. Nderimi i gomat 205/70 R 15 cop 4 ( jane jashte perdorimi ).
7. Berje kovergjence pas nderimit te gomave
8. Nderim i fshirseve te xhamit cop 3 ( mungojne )
9. Nderim i llambave te fenerit cop 2 ( mungojne )
10. Kontroll te pergjithshem te sitemit te ecjes ,regjistrim te frenave pasme.
11. Pastrim te mjetit , larje te motorit etj.
Sherbimet e me siperme jane evidentuar ne kerkesen dhene deges se finances dt 28.09.2016
Per sa i perket gjendjes se metejshme teknike do te vleresohet gjate punes.
Te gjitha dokumentacionet e permendura ne relacion ndodhen ne dosjen e mjetit.
Finiq me 03.10.2016
Komisioni i vlresimit
Specialisti i transportit: Ing. Miltjadh LONDO
Per llogarine : Lefteria MEKSHI
Drejtusi mjetit: Ilia ÇAVO