2016_finiq_tserkovitsa-002

Monastirin shumë të vjetër të Shën Janit Theollogut, ndërtuar në vitin 1600 I cili funksiononte si katedër episkopike udhëtarë të asaj epoke e karakterizonin si fole shqiponje në shkëmb.Në monastirin e njohur të Shën Janit Theollogut u hap në vitin 1876 shkollë qendrore për tu shërbyer fshatrave përreth. U themelua nga vëllezërit N. Lapa nga Dhrovjani, në kujtim të vëllait të tyre Evthimiu prandaj dhe u emërua “Shkolla Qendrore e Rizës Evthimios”.

Shën Kozmai Etolloi gjatë udhëtimit të tij të tretë të vitit 1777, duke ardhur nga Povlla, qëndroi dhe dha mësim para dëgjuesve të shumtë të Monastirit të Shën Janit Theollogut.
Thuhet se në Monastir ekzistonte një dorëshkrim me informacione të shumta historike për gjithë krahinën. Një i quajtur Ciril nga Leshnica I cili kishte shërbyer si igumen i monastirit, I vendosur në Iasion të Moldavisë rreth viteve 1800, deklaroi se kishte marrë me vete këtë dorëshkrim të vyer dhe se do ta botonte, por gjurmët e tij humbën dhe dorëshkrimi nuk u bë publik.

(Βασίλειος Μπαράς, «Το Δέλβινο της Βορείου Ηπείρου και οι γειτονικές περιοχές», Αθήνα 1966).

Kliko ketu per Video