droviani1 droviani2

Shikoni Videon

Dhrovjani, veç të tjerash, është i njohur për dhe për numrin e madh të kishave të tij.Numërohen mbi 15 në të gjithë sipërfaqen e Dhrovjanit të Poshtëm dhe të Sipërm. Tri nga ato i janë dedikuar kujtimit të Shën Nikollës dy nga të cilat i shpëtuan plaçkitjes së kohës dhe dorës shkatërrimtare të regjimit ateist.

Shën Nikolla në Dhrovjanin e Poshtëm ishte kishë monastiri gjë që vërtetohet nga rrënojat e portës e cila nga e djathta çonte në qelitë e murgjëve. Kisha përbëhet nga naosi kryesor, narteksi dhe hajati të vendosura në radhë njeri mbas tjetrit.Naosi është njënefësh,trikonkësh ose triapsidal me përmasa 8,80 x 4 metra. Në muret anësore dalin pilastra, të cilat lidhen me harqe në drejtim tërthor, duke krijuar tri pjesë të njëpasnjëshme, të mbuluara me qemere cilindrike. Apsidat nga jashtë janë trifaqëshe.

Kisha dhe afresket duhen të jenë ndërtuar në shekullin e 16-të. Sipas banorëve ajo shpëtoi nga katastrofa e vitit 1967 sepse atë ditë në krahinë ndodhi tërmet.
Kisha e Shën Nikollës në Dhrovjanin e Sipërm është e përmasave më të mëdha. Në atë ka vetëm një afresk pasi të tjerat u shkatërruan. U ndërtua në dhjetëvjeçarin 1760 – 1770 sipas një
mbishkrimi që ndodhet sipër hyrjes kryesore të naosit., më vonë u rindërtua pasi qe djegur. Më 1846 u ndërtua altari me dru të gdhendur për të cilin banorët e fshatit paguan 300 lira ari.