MileSTONES III përbën pjesën e tretë integrale të MILESTONES, në përpjekjet e tyre të përbashkëta për ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore si një gur themeli i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
Projekti i parë, i cili u zbatua brenda Programit IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2007-2013”, solli një seri ngjarjesh premtuese për kulturën ndërkufitare. Veçanërisht, Bashkia e Dodonit kohët e fundit (Dhjetor 2018) fitoi çmim për projektin fillestar MileSTONES në eventin vjetor BRAVO 2018, forumi më i madh për Dialogun Social për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Greqi, ku u përfshinë më shumë se 246 veprime. MileSTONES II me titull “Inkurajimi i zhvillimit të turizmit përmes ruajtjes dhe promovimit të burimeve kulturore dhe natyrore ndërkufitare”, i cili aktualisht është në zbatim, renditet i pari ndër propozimet brenda Thirrjes së 2-të të Interreg IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020”.
Zona ndërkufitare Shqipëri – Greqi përballet me vështirësi për lidhjen e pasurive të tyre kulturore me zhvillimin e turizmit, me qëllim ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme lokale dhe rajonale. Shumica e vizitorëve i shohin sitet kulturore dhe natyrore të zonës ndërkufitare si “atraksione ditore të vizitorëve”, duke i konsideruar ato më tepër si një ndalesë sesa një destinacion i integruar. Sidoqoftë, pasuritë kulturore të zonës ndërkufitare nëse kombinohen, mund të krijojnë një destinacion të integruar turistik.
MileSTONES III vjen si një nevojë:
Për krijimin e një lidhjeje midis veprimeve të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të zbatuar në këto projekte dhe promovimit të tyre përmes turizmit të qëndrueshëm, duke përdorur pasuritë e trashëgimisë kulturore, duke nxitur industri kreative, dhe duke aplikuar mjete dhe teknika për ndërtimin e kapaciteteve përtej praktikave aktuale.
Duke konsideruar limitet financiare të projekteve të mëparshme dhe kapacitetin më të fortë që partneriteti ka ndërtuar për zbatimin e projekteve të trashëgimisë kulturore, përpjekjet e reja theksojnë zgjerimin e aseteve kulturore dhe vendosjen e një aleance të fortë midis palëve të interesuara lokale. Qëllimi është të zgjerohet ndjeshëm shkalla dhe fushëveprimi dhe të mbulojë shumë zona të Epirit dhe qarkut të Vlorës brenda një strategjie të orientuar drejt turistëve për të ringjallur trashëgiminë kulturore dhe për të menaxhuar përdorimin e saj krijues për të lehtësuar një hap cilësor në drejtim të zhvillimit ekonomik.
Qasja kryesore është të përfitojmë nga rezultatet e projekteve dhe iniciativave të mëparshme kulturore dhe turistike për të zgjeruar fushën dhe për të rritur efektivitetin e veprimeve të planifikuara. Kështu, projekti do të krijojë efekte në të gjithë rajonin në të mirë të popullsisë lokale dhe zonës ndërkufitare, duke dhënë një shembull të mirë dhe duke shfrytëzuar potencialin e zonave të tjera për të përmirësuar dhe promovuar pasuritë e tyre kulturore.
MileSTONES III njeh si aktorë kryesorë të gjithë aktorët lokalë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në sektorët e turizmit dhe trashëgimisë kulturore siç janë organizatat publike / private, arkeologët, sipërmarrësit, operatorët turistikë, guidat turistike, studiuesit, studentët, të rinjtë etj. Zbatimi i projektit gjithashtu do të rrisë aksesin në trashëgiminë kulturore lokale dhe do të përmirësojë kapacitetin lokal për të forcuar atraktivitetin e turizmit.