Bashkia Finiq qëndron gjithmonë pranë nevojave të qytetarëve të saj. Kohët e fundit u përfundua riparimi i një kanali të madh vaditës në Krane. Ky projekt është një vazhdim i projekteve të rehabilitimit të rrjetit vaditës, të cilat kryetari Leonidha Hristo mbikëqyr personalisht. Kanali ujitës i rehabilituar M-1 përfshin gjashtë tuba çimento me diametër ф 40 dhe një pusetë akumulimi të ujit. Këtu duhet të theksohet se para përfundimit të projektit, ky kanal kishte qenë jashtë funksionit për fshatin. Kjo pasi në atë vend grumbullohej një sasi e madhe uji dhe mbeturinash, gjë që e bënte këtë segment rruge të pakalueshëm. Megjithatë, përfundimi i projektit ka ndryshuar krejtësisht gjendjen e mëparshme, pasi pjesa e kanalit të riparuar dhe të mbuluar me beton tani funksionon jo vetëm për vaditje, por dhe si një rrugë rurale.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).