Raste të shtuara të grabitjeve janë vërejtur kohët e fundit në fshatrat e bashkisë së Finiqit. Shënjestra e tyre këtë herë ishin disa fshatra të Njësisë Administrative të Alikos dhe specifikisht fshati Çaush dhe Neohori, ku janë hapur shtëpitë e banorëve Hriso Peivani, Kaliopi Gudi dhe Thoma Qesko. Grabitësit, përveç përvetësimit të gjërave me vlerë dhe parave, gjithashtu përdorën dhunë brutale ndaj të moshuares Hriso Peivani, e cila u transportua në spital.
Kryetari i bashkisë , Z. Kristo Kiço, i bën thirrje policisë së shtetit të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar veprime të tilla. Ndërkohë, ai ka aktivizuar policinë bashkiake në patrullime gjatë natës në akset qëndrore të bashkisë.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).