ARDHASOVA, NJË FSHAT QË MERITON MË SHUMË INVESTIME

Ardhasova është njëri nga fshatrat që gjatë këtyre viteve ka ndryshuar pamjen e infrastrukturës falë përpjekjes kolektive të vetë banorëve të cilët dhanë kontributin e tyre për blerjen e materialeve dhe ndërtimin e rrugëve të shkatërruara. Bashkia e Finiqit duke vlerësuar në mënyrë të veçantë këto iniciativa realizoi sot investimin me 50 m3 beton dhe shtroi me punëtorët dhe makineritë e veta rreth 140 metra linearë rrugë brenda këtij fshatit. Krytari i fshatit Aleko Dhima tha se pavarësisht nevojave të mëdha që ka fshati për investime, ndërhyrja e fundit e bashkisë na jep forcë të organizohemi më mirë si fshat dhe si vëllazëri që të realizojmë edhe vepra të tjera. Në përgjigje të këtij pozicionimi, krytari i bashkisë, zoti Kristo Kiço, tha se në këtë fshat do rikthehemi së shpejti me investime të tjera.

110946875_2670789309860567_4968292781261951195_n

110583828_2670789343193897_312579944448632101_n

115805183_2670789426527222_3395096998454184883_n

110340502_2670789469860551_3741234289795188459_n

116289244_2670789519860546_5872606132000403608_n

116154246_2670789573193874_9146030596547855795_n

111052194_2670789599860538_5888870417226462580_n

NË DERMISH HIDHEN 49 M3 BETON NGA BASHKIA E FINIQIT

Tek rrugët e shkatërruara dhe të vështira të Dermishit u gjend dje grupi i përmirësimit të rrugëve të bashkisë Finiq. Që nga shtëpia e Jotopullos deri tek ajo e Guvelit u shtruan dy nga kthesat më të vështira të hyrjes së fshatit në gjatësinë 135 metra me 49 m3 beton dhe hekur nga fondi i bashkisë. Grupi i palodhur i punëtorëve i kryesuar nga drejtori Kristo Thanasi, inxhinjeri Spiro Jorgji dhe përgjegjësi i grupit Vangjel Pilo kryen të gjitha punimet me cilësi duke rekomanduar tek kryetari i fshatit të mirëmbante të freskët betonin për të mos u dëmtuar nga vapa e madhe. Për banorët e Dërmishit ky investim i vogël nga ana e bashkisë Finiq konsiderohet i rëndësishëm sepse merr fund mundimi i kalimit në hyrjen e rrugës kryesore të fshatit.
109576115_2663634430576055_380119597171141369_n

109828353_2663634473909384_7330735837596754560_n

109665260_2663634503909381_5642304868932735228_n

109311624_2663634543909377_8169880579817279962_n

108986953_2663634583909373_3771921154055512006_n

108730739_2663670743905757_1993457093630236741_n

108445502_2663670793905752_2166340724581996196_n

NË FSHATIN JERMË DJE BRIGADA E PËRMIRËSIMIT TË RRUGËVE E BASHKISË FINIQ

Në fshatin Jermë ishte dje brigada e përmirësimit të rrugëve të bashkisë Finiq, e cila pas punës së kujdeshshme paraprake me 54 m3 beton ka shtruar 140 metra linearë rrugë në segmentet e vështira të lagjeve. Me qëllim që të mos ndalojë këtu përpjekja e përmirësimit të infrastrukturës në këtë fshat, kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço u bën thirrje të gjithë banorëve të këtij fshati të kontribuojnë edhe vetë pasi së bashku, bashkia dhe qytetarët, mund të ndryshojnë pamjen e fshatit.

108214963_2662813497324815_758727842599370760_n

108559958_2662813590658139_6086991173087791268_n

108974861_2662813553991476_1403875413933014829_n

109338891_2662813530658145_2634266782955223652_n

109685059_2662813643991467_5496653546352377961_n

109685888_2662813453991486_3077824580200636518_n

109120641_2662813693991462_1072580711180419987_n

109734123_2662813717324793_3795789668877188739_n

BASHKIA E FINIQIT MBËSHTET ATO FSHATRA QË KONTRIBUOJNË DHE VETË

Ka shumë kryetarë fshatrash në bashkinë e Finiqit që përkushtohen seriozisht në rolin e tyre duke treguar jo vetëm përkujdesje por duke kontribuar edhe materialish për t’u realizuar diçka e mirë në fshatin e tyre. Njëri prej tyre është edhe Grigor Naçi në fshatin e vogël të Velahovës. Me rastin e ιnvestimit të programuar nga fondi i bashkisë të 50 m3 beton dhe hekur në dy pikat e vështira të rrugës së këtij fshati malor, vetë ai dhuroi për realizimin e punimeve të tjera në fshat rrogën e një viti si kryetar i fshatit. Ky veprim frymëzon dhe bashkëfshatarët e tjerë për të vazhduar shembullin e tij për të dhënë në vazhdimësi pjesën e tij për të mirën e përbashkët. Segmentet e rrugës në total 140 m linear që realizoi bashkia si dhe punimet që u bënë në përgjithësi kësaj here për përmirësimin e infrastrukturës dhe për krijimin e vendeve të argëtimit është një shënjë optimiste që mund të ndryshojë faqen e Velahovës.
107431231_2658329557773209_6647259085147124570_n

107495430_2658329977773167_4858835780487094622_n

107641291_2658329934439838_7430352903809479752_n

107683104_2658329834439848_8038552875800422910_n

107693869_2658329611106537_263919941452697611_n

107714280_2658329517773213_8020102244062060047_n

107751167_2658329657773199_522402349601368630_n

107832977_2658329884439843_7714006657758272672_n

108052358_2658329767773188_8059889657226542349_n

INVESTOHEN 98 METËR KUB BETON NË FSHATIN KRANE TË BASHKISË FINIQ

Në fshatin Krane , me gjallërinë më të madhe dhe me peripecitë e shumta të kohëve të fundit , u përqëndrua këto ditë ekipi i shërbimeve të infrastrukturës së bashkisë Finiq , për përmirësimin e rrugëve të brendshme. Në pikat më të rëndësishme ku shtresat e rrugës ishin bërë të rrezikshme për kalimin e automjeteve dhe të kalimtarëve, u investuan 98 metër kub beton duke realizuar rreth 290 metra linearë rrugë. Ky investim është i pari në Krane që nga momenti i krijimit të bashkisë mbas reformës territoriale të vitit 2015.

105770255_2647338845538947_2300351311336064380_n

105895708_2647338972205601_1689072480825472978_n

106007533_2647315015541330_3396521062999988039_n

106111462_2647315092207989_2520443736307867869_n

106128028_2647338788872286_5205333256577699752_n

106239988_2647338912205607_940341779943639185_n

106262832_2647315055541326_5669924174064004696_n

106357532_2647338732205625_3882218509679876812_n

CANCELLATION OF TENDER PROCEDURE

interreg-rythm

ANULLIM TENDERI

PAJISJE – QENDRA KULTURORE Livadhja, Del 3.3.4, PROJEKTI “RyTHM”
Fostering Creativity and Connecting Cultural Assets through Monuments

VENDI – LIVADHJA, FINIQ/SHQIPERI
1. Referenca e publikimit
Numri i refernces : Nr 2
2. Procedura
Tender i hapur lokal me publikim
3. Titulli i programit
Programi – Interreg IPA II Cross-Border Cooperation Programme, Greece -Albania 2014-2020
4. Financimi
Marreveshja e Financimit ne kuader te projektit “RyTHM / Bashkimi Europian dhe Bashkia Finiq
5. Autoriteti kontraktues
Bashkia Finiq
6. Fondi limit
130 000 Euro (pa TVSH)

7. Arsyet e anullimit
Kjo procedure prokurimi ishte nje procedure locale e hapur me publikim per konsortiume kompanish me experience ne fushen e sistemeve audio-vizuale, te ndricimit, mobilimit dhe kondicionimit. Tet re konsortiumet qe shprehen interes dhe kaluan fazen e vleresimit administrative te vlefshmerise deshtuan ne dhenien e ofertes teknike per certifikatat e origjines se cdo produkti, kriter baze per te fituar tenderin sipas PRAG 2019 per prokurim pajisjesh mbi vleren 100000 EURO.
Per rrjedhoje kjo procedure tenderi ANULLOHET
Tenderi do te ri – lancohet duke perdorur nje metode tjeter prokurimi, pa njoftim paraprak.

INAGUROHET UJËSJELLËSI I RI NË FSHATIN KOSTAR

U inagurua ditën e Mërkurë data 10 qershor 2020 ujësjellësi i ri i fshatit Kostar të Bashkisë Finiqnë prezencë të kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço, përfaqësuesit të konsullatës greke në Gjirokastër zotit Konstantinos Mihelis, këshilltarëve bashkiakë dhe banorëve të fshatit. Kjo vepër e cila ishte ëndrra shekullore e Kostaritëve bëhet realitet pas një bashkëpunimi të banorëve të fshatit dhe bashkisë Finiq. Bashkia ndihmoi me materiale dhe me fuqi punëtore. Investimi arrin vlerën tre milion lekë nga të cilat 10 mijë euro janë kontribut i familjeve të fshatit. U ndërtuan tre depo uji dhe linja prej 1600 m/l
Në fjalën e tij gjatë inagurimit kryetari i Bashkisë, zoti Kiço pasi vlerësoi nismën e marrë nga banorët për të realizuar këtë vepër të rendësishme , theksoi se këtë shembull duhet ta ndjekin edhe fshatrat e tjera për të përmirësuar së bashku kushtet e jetesës në vendlidjen tonë. Me këtë rast shpalli edhe lajmin e mirë për fillimin e punimeve në ujësjellësin rajonal të Merkos në Njësinë Administrative të Alikos nga i cili do të furnizohen 13 fshatra me ujë të pijshëm.
Përfaqësuesi i konsullatës greke në Gjirokastër zoti Mihelis midis të tjerave theksoi se uji është kulturë, jetë, zhvillim. Me frymë bashkëpunimi dhe unitet mund të arrijmë shumë gjëra në jetën tonë.
Banorët e fshatit falënderuan kryetarin e bashkisë zotin Kristo Kiço për bashkëpunimin e përkryer që kishte me ta në realizimin e veprës.

103889156_2634061770199988_1281870818587153140_o

img-20200611-wa0015

img-20200611-wa0017

img-20200611-wa0018

img-20200611-wa0032

img-20200611-wa0033

img-20200611-wa0024

img-20200611-wa0030

img-20200611-wa0031

U RIPARUA SEGMENTI I RRUGËS HYRËSE TË FSHATIT PECË QË KISHTE RRËSHQITUR

Përfunduan punimet e hapjes së segmentit rrugor të hyrjes së fshatit Pecë në bashkinë e Finiqit, i cili për shumë kohë ishte i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve. Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço kërkoi ndihmën e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që kryen punime në segmentin e rrugës Kardhiq -Delvinë cila u përgjigj menjëherë duke dërguar makineritë e rënda dhe si rezultat janë kryer rreth 4.500 metër kub gërmime, u hapën kanale kulluese dhe u shtrua me bigor i gjithë segmenti .
Kryetari i kryesisë së fshatit zoti Vasil Gazeli dhe të gjithë banorët e fshatit Pecë falënderojnë kryetarin e bashkisë Finiq dhe administratorët e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që mundësuan zgjidhjen e një problemi kaq serioz për fshatin e tyre.

101965425_2627647220841443_5723444298771333120_n

101625696_2627647290841436_5687223495239401472_n

101670998_2627647357508096_1417669026808594432_n

101819647_2627647404174758_7022321500904488960_n

101708773_2627647527508079_5167461091541778432_n

102324450_2627647594174739_8135799537693360128_n

82496958_2627647777508054_2713740859383218176_n

101634387_2627647927508039_7442352491951292416_n

100477745_2627648164174682_1415003497090252800_n

101681018_2627648230841342_2445522728728395776_o

VAZHDIM I VEPRËS NË FSHATIN VRION

Operacioni për përmirësimin e rrugëve me të ardhurat e veta apo me ndihma të qytetarëve në çdo fshat të Bashkisë së Finiqit vazhdon sipas programit të autoritetit drejtues të saj. Kjo javë u mbyll me përmirësimin e tre segmenteve të shkatërruara në fshatin Vrion si dhe me kryerjen ndërhyrjeve në kanalin vaditës KK3 për të realizuar në kohë vaditjet e kërkuara kultivuesit e misrit, vreshtit apo të jonxhës në Vurgun e Sipërm.
Në fshatin Vrion u shtruan në total me beton rreth 300 metra rrugë në maloren e Mulirit, në Lagjen e Sipërme dhe mbi kishën e Shën Mamas, si dhe u shtrua me bigor rruga nga Shelegari deri tek shkolla 9-vjeçare.
Kryetari i fshatit zoti Leonidha Harito dhe banorët e përhershëm të fshatit i shprehën mirenjohjen e tyre ndaj kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço për mbajtjen e fjalës së dhënë para zgjedhjeve për realizimin e këtyre investimeve të cilat ishin vërtet të domosdoshme në këtë fshat.

100728123_2618518778420954_2591308985499910144_n

99384555_2618518851754280_3560704106597187584_n

99113028_2618518681754297_7685895936706347008_n

99115322_2618518315087667_6108036900478517248_n

99117564_2618518541754311_5636244664387371008_n

99152432_2618518501754315_7452727303282360320_n

99295294_2618518721754293_3893237396824653824_n

99297671_2618518448420987_4780494927698067456_n

99378822_2618518358420996_2527503707264778240_n

100481507_2618518591754306_4192281925102075904_n

100598784_2618518645087634_7681640014958034944_n

100603523_2618518405087658_483307614642372608_n