Askush deri ne ditët tona nuk është në gjëndje të vërë në dyshim vlerën dhe veçorinë e qytetërimit grek. Gjurmë të ecurisë së tij në kohë janë monumentet që ndodhen të shpërndara në çdo kënd të tokës greke. Nga antikiteti janë shpëtuar dhe ruajtur tempuj, statuja, varre, pllaka varresh, afreske, mure, pallate, teatro, galeri, fortesa, harqe, ujësjellësa, banja publike, etj. Modele të kulturës bizantine janë kishat, monastiret, afresket, mozaikët, ikonat, kështjellat, pallatet. Së fundmi, dëshmitarë të historisë sonë më të re janë pallate dhe ndërtesa neoklasike, ura, mullinj, etj.

Map

Toka ka një numër të mjaftueshëm monumentesh historike të cilat zbukurojnë vendet tona dhe na kujtojnë lidhjen tonë të pandashme me të kaluarën, e cila ringjallet nëpërmjet tyre. Në këtë pikë, vazhdon një listë e shkurtër e monumenteve tona më të lavdishme:

     Monumentet Kulturore dhe Natyrore të Bashkisë sonë:

  1. Parku arkeologjik i Finiqit
  2. Kisha e Monastirit të Shën Mërisë në Kostar
  3. Kisha e Monastirit të Shën Nikollës në Mesopotam
  4. Kisha e Shën Mërisë në Malçan
  5. Monastiri i Shën Mërisë të Soronesë
  6. Kisha i Shën Thanasit në Sopik
  7. Kisha i Shën Gjergjit në Leshnicën e Sipërme
  8. Kisha i Shën Thanasit në Leshnicën e Poshtme
  9. Manastiri i Shën Joanit në Theollogo (Cerkovicë)
  10. Kisha e Monastirit të Shën Nikollës në Dhivër ( i quajtur Lithari)
  11. Kishëza i Shën Gjergjit rrëzë malit të Dhivrovunit
  12. Kisha i Shën Nikollës në Dhrovjan
  13. Puset e Dhrovjanit
  14. Shpella e Shën Marinës në Bogaz të Vagalatit
  15. Kalaja e Paleomonastirit në Karroq
  16. Kalaja e Ripesit
  17. Kalaja e Mëhallës (Kalaja e Ali Pashës, Gravë)
  18. Qypat e Cezarit (Galeritë e nëndheshme në Qesarat )
  19. Rezidenca e fortifikuar dhe Naosi në Dobër (Vila e Dobres -Vagalat)
  20. Urat e gurta të zonës së Theollogos
  21. Kalaja e Shën Ilias të Malçanit
  22. Manastiri i Shën Triadhës të Kardhikaqit
  23. Kisha e Shën Τhanasit në Pecë
  24. Kalaja e Fanarit
  25. Kalaja e Vagalatit
  26. Nëntë shtëpitë e veçanta në Dhrovjan, Pecë, Sopik, Rumanxa

ΙΙ. Natyrore

  1. Rrepët e Dhivrit dhe Malçanit
  2. Gryka e Leshnicës
  3. Burimet e Bistricës (Syri i Kaltër)
  4. Lugina e Bistricës
  5. Burimet e Navaricës
  6. Pylli I Kardhikaqit
  7. Kanionet e Karroqit dhe të Gravës

Njeriu bashkëkohor mund të përfitojë shumëfish nga kontaktet me ndërtesat historike. Monumentet, si të gjitha veprat e artit, shprehin në mënyrë elegante karakteristikat e epokës që i lindi. Në epokën e sotme mund të arrihet lidhja me të shkuarën tonë dhe monumentet mund të rihyjnë në jetën tonë dhe të përdoren sipas llojit të tyre ose mundësive që ofrojnë për shfaqje teatrale, evente kulturore ose ceremoni fetare. Pesha e përpjekjes bie kryesisht në edukimin, në transmetimin e njohurive teorike për kulturën tonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Mungon lidhja direkte me të shkuarën. Për këtë, është e domosdoshme vizita e nxënësve në vendet arkeologjike dhe kontrolli sistematik.

Në mënyrë përmbledhëse, bashkëbisedimi me veprën e artit e bën atë një realitet të shkuarën e largët greke të cilën kemi qëllim të promovojmë. Veç kësaj synojmë dhe ruajtjen e tyre nga amortizimet e natyrshme të kohës si dhe nga veprimet dashakeqe të njerëzve.

[whohit]-Kulturë-[/whohit]