2016_finiq_droviani-006

Video e Puseve

Në Dhrovjanin e paujë të shekullit të 19-të u ndërtuan shumë puse që banorët të siguronin ujë të pijshëm. Dhrovjanitë emigrantë dhe vendas investonin shuma të konsiderueshme parash për këtë qëllim. Puset kushtonin shumë. Çimentua mungonte kështu që gjithë banorët, si një familje e vetme, dhuronin nga një shportë me vezë (për çdo rast) me të cilën ustallarëtt të përgatisnin një shtresë të padepërtueshme nga uji (e cila përbëhej nga gëlqere dhe e bardhë veze duke u bërë më e fortë se çimentua).
Ata arritën të ketë nga një pus për çdo mëhallë (lagje) por kur kuptuan vështirësinë e transportit të ujit me bucjela (secila nxënte 20-30 L ujë) nga pusi vendosën së bashku të ndërtonin sterna dhe gradualisht arritën që çdo shtëpi të ketë sternën e saj. Ndërsa puset i përdornin vetëm për ujë të pijshëm.

Në total ekzistojnë katër puse të përbashkëta në Dhrovjanin e Sipërm dhe katër në Dhrovjanin e Poshtëm. Puset kanë thellësi 6 metra dhe mbi tokë mbulohen me ndërtime mjeshtërore me qëllim që banorët të arrinin të nxirrnin ujë nga dritaret e harkuara. Gurët anësorë këndorë janë të gdhendur mirë ashtu si dhe në kamaret që ndodhen ndërmjet dritareve.