PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I ARSIMIT NË BASHKINË FINIQ

Në kufijtë e Bashkisë Finiq funksionojnë sot 9 kopshte fëmijësh (të Livadhjasë, Dërmishit, Alikos, Mesopotamit, Vrionit, SMT-së, Karahaxhit, Navaricës dhe Finiqit), 6 (gjashtë) shkolla 9-të vjeçare (të Finiqit, Mesopotamit, Livadhjasë, Alikos, Vrionit, Navaricës) dhe 10 shkolla të arsimit të ulët fillor (të Finiqit, SMT-së, Vrionit, Vromerosë, Mesopotamit, Dhrovian, Livadhjasë, Dërmishit, Navaricës, Alikos). Funksionon gjithashtu shkolla e mesme publike “Lefter Talo” në Livadhja si dhe kolegji privat “Frymë Dashurie” në Mesopotam.

Mësuesit në shkollat e Bashkisë arrijnë në tërësi numrin 97. Në kuadrin e decentralizimit po bëhet gradualisht kalimi i kompetencave në qeverisjen vendore dhe që vitin e kaluar kopshtet varen ekskluzivisht nga bashkia. Detyrimet e bashkisë ndaj këtyre niveleve kufizohet në mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe pajisjeve shkollore për zhvillimin normal të procesit didaktik. Deri tani në përbërjen e Bashkisë Finiq funksionon që prej vitit 2016 Seksioni i Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Turizmit i cili drejton tema të kompetencave të tij. Pritet të miratohet me vendim qeverie Drejtori Arsimi më vete në Bashkinë Finiq dhe Dropull, me kompetenca të njëjta me ato të bashkive të tjera të vendit.

Pas një studimi të njerëzve kompetentë në çështje të arsimit në Bashkinë Finiq u konstatuan mjaft probleme serioze, kryesisht në infrastrukturë dhe në pajisjet e shkollave. Problemet më të mëdha paraqiten në shkollat e Finiqit, Vrionit, SMT-së, Dërmishit, Karahaxhit, etj.
Para hapjes së vitit të ri shkollor, në të gjitha shkollat u morën masat e duhura për përmirësimin e ndërtesave ekzistuese shkollore në masën e mundësive financiare të Bashkisë.
Numërojmë disa nga ndërhyrjet si :
– Lyerje e shkollave me gëlqere si dhe me bojë plastike
– Izolime në disa shkolla të Bashkisë (ku për shumë vite depërtonte lagështirë në salla me pasoja për shëndetin e nxënësve).
– Vendosje dritaresh dhe xhamash të rinj.
– Arredim tualetesh (shumë syresh ishin në gjendje mjerane).
– Vendosje aluminesh dhe pllakash të reja.
– Arredim godinash shkollore të cilat kishin plasaritje shumëvjeçare në çati dhe mure.
– Pastrim oborresh me makina bar-prerëse
– Instalim kaloriferësh, përmirësim i ngrohjes me thermastra ose soba me dru.

Në programin e financimeve shtetërore është përfshirë ndërtimi i kompleksit të ri shkollor të Finiqit për të cilin Bashkia Finiq ka paraqitur një projekt bashkëkohor dhe ka dorëzuar kërkesë për financim. Sipas premtimit publik të Ministres së Arsimit Ynj. Lindita Nikolla në takimin e Sarandës kjo vepër duket se do të fillojë së shpejti.

Çështja e transportimit të nxënësve është e një rëndësie të veçantë, pasi përbën një kërkesë kronike që, fatkeqësisht, nuk është zgjidhur akoma tërësisht. Ndërkohë Bashkia jonë u kujdes që, me mjetet e veta, të transportojë nxënësit nga disa fshatra të largët malorë (si Ardhasova, Rahulla, etj.). Gjithashtu, nga të ardhurat e Bashkisë mbulohet transportimi i nxënësve dhe mësuesve nga Njësia Bashkiake e Livadhjasë.
Çështja e arsimimit në Bashkinë e Finiqit është një nga akset e rëndësishëm të veprimtarisë së njerëzve përgjegjës. Me përmirësimin e strukturës dhe përmbajtjes së edukimit grek në tërësinë e tij do të arrihen reforma me karakter cilësor.
Qëllimi ynë është të fitojë Bashkia më shumë të drejta për këtë sektor nevralgjik.