2016_finiq_divri-003


Kliko ketu per Video

Eksoklisi i Shën Gjergjit është ndërtuar në një shpellë rrëzë malit të Dhivrovunit, në të majtë të rrugës automobilistike Memoraq – Dhivër.

Afresket e monastirit u kryen në vitin 1604 nga Mihal Konstantini nga fshti Gramos i Konicës. Përbëhet nga katër ambjente – narteksi, naosi qendror, tempulli dhe shtesa (diakonike). Të katër ambjentet rrethohen nga ana jug-perëndimore me mur 14,5 metra të gjatë, nga ana veri-lindore nga një shkëmb, nga çatia me gjerësi 2,00 – 3,40 metrae cila pjesërisht mbulohet nga shkëmbi (shpella) dhe pjesa tjetër me çati druri. Sendet arkeologjike të gjetura në tempull datojnë nga shekulli i 9-të ndërsa ka gjurmë jete në shpellë të periudhave të mëparshme historike. Ndoshta në fillim ka shërbyer si strehë oshënari , ndërsa sipas gojëdhanave, pas themelimit të Kishës së Monastirit të Shen Merise (shek. 16-të) që ndodhet më lart në një pllajë të Dhivrovunit, funksiononte si vartëse e saj.