Aksione ditore të grumbullimit të mbetjeve në ambjente të jashtme

Καθημερινές δράσεις αποκομιδής απορριμμάτων σε εξωτερικούς χώρους, από την υπηρεσία καθαριότητας. Με γνώμονα την βελτίωση της ποιότητας ζωής των πολιτών και την προστασία του περιβάλλοντος.


#Δήμος_Φοινικαίων

 #Bashkia_Finiq

#Municipality_of_Phoenice


Aksione ditore të grumbullimit të mbetjeve në ambjente të jashtme po kryhen nga Shërbimi i Pastrimit. Me synim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhembrojtjen e mjedisit.

Ka nisur rikonstruksioni i trotuarit në sheshin “Qipro” në Aliko

Ξεκίνησε η ανάπλαση του πεζοδρομίου στην πλατεία «Κύπρου», στο Αλύκο, με τα συνεργεία του Δήμου να εργάζονται εντατικά, για την άμεση υλοποίηση του εν λόγω έργου, εξασφαλίζοντας την αναβάθμιση της κοινότητας.
#Δήμος_Φοινικαίων
#Bashkia_Finiq
#Municipality_of_Phoenice
Ka nisur rikonstruksioni i trotuarit në sheshin “Qipro” në Aliko, me shërbimet e
Bashkisë që po punojnë intensivisht për realizimin e menjëhershëm të projektit në fjalë, duke përmirësuar infrastrukturën në komunitet.

Një program ambicioz i mbjelljes së 7000 pemëve

Ένα φιλόδοξο πρόγραμμα φύτευσης 7000 δέντρων, στο πλαίσιο του εθνικού σχεδίου αναδάσωσης για το έτος 2024, πραγματοποιεί από τον περασμένο Οκτώβριο ο Δήμος Φοινικαίων, με την συνεργασία της πολυεθνικής εταιρείας DELGI, στην ορεινή περιοχή της κοινότητας Κομμάτι. Με στόχο την αναζωογόνηση του φυσικού οικοσυστήματος, συμβάλλοντας στην αντιμετώπιση της κλιματικής αλλαγής.

#Δήμος_Φοινικαίων

#Bashkia_Finiq

#Municipality_of_Phoenice

Një program ambicioz i mbjelljes së 7000 pemëve, në kuadër të planit kombëtar të ripyllëzimit për vitin 2024, po realizohet që nga tetori i kaluar nga Bashkia e Finiqit,me bashkëpunimin e kompanisë internacionale DELGI, në zonën malore të fshatit Komat. Me qëllim rigjallërimin e ekosistemit natyror, duke kontribuar në përballimin e ndryshimeve klimatike.

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli : Konsultim publik për Paketën Fiskale të Bashkisë Finiq për vitin 2024 si edhe PBA 2024-2026.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Romeo Çakuli.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Finiq ka për qëllim mbledhjen e
sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë dhe Buxhetin e Bashkisë Finiq për vitin
2024-2026.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Finiq dhe Njësitë
Administrative Livadhja dhe Mesopotam sipas kalendarit më poshtë:

Data Ora Vendi

Livadhja 06.12.2023 17.00 Qendra kulturore
Mesopotam 07.12.2023 16.00 Pranë Njësisë admistrative
Finiq 07.12.2023 17.30 Pranë Bashkisë

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe
[email protected]
Pjesëmarrës:
– Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit
Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës,
drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe
Administratoret e Njësive Administrative.
– Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Finiq, anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të bizneseve,
OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave etj.

Forma e konsultimit: Takim
Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Paketën Fiskale të Bashkisë
Finiq për vitin 2024 dhe Buxhetin afatmesem e Bashkisë Finiq për vitin 2024-
2026.

Përshkrimi i çështjes

Miratimi i draftit të buxhetit afatmesem dhe paketës fiskale është një vendim i
rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të
përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe
performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike

2
shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për
komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të
Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik
për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve. Gjithashtu, niveli i taksave
dhe tarifave në paketën fiskale janë një element shumë i rëndësishëm dhe
proces i cili duhet të kalojë përmes konsultimit të gjerë në publik.

Kontaktet dhe afatet e
dërgimit të komenteve,
rekomandimeve, vërejtjeve;

Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së
Bashkisë Finiq dhe Këshillit Bashkiak: [email protected] dhe
[email protected]. BRENDA DATËS 08.12.2023

Shpjegim të procesit që do
ndjekë dhe veprimet qe do të
ndërmarrë Këshilli për të
shqyrtuar rekomandimet nga
publiku deri në marrjen e
vendimit

Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në datën
08.12.2023, nëpërmjet adresave të mesiperme;
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Finiq do të
ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të
Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha
mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike
e kësaj Përmbledhje;
2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë,
Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo
këshilltari të bashkisë;
3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe
tarifave të cdo rekomandimi dhe opinioni.
4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e
informimit;
5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.
6. Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 15.11.2023